A mund t’i transferoj studimet në UMT? - (en)

 
 
 
 
Universiteti Metropolitan Tirana mirëpret çdo student i cili dëshiron të transferojë studimet, në përputhje me parimet e Kartës së Bolonjës, rregullores së UMT dhe kuadrit ligjor në fuqi. Çdo student i interesuar për t’u transferuar mund të dorëzojë dosjen e aplikimit në çdo kohë, ndërkohë regjistrimet finalizohen në përputhje me datat e publikuara nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit. Transferimet e studimeve mund të kryhen në programet profesionale, programet bachelor dhe programet master.