E-Shërbime

Seksion informues mbi Start-Up City 3

Universiteti Metropolitan Tirana, së bashku me Metropolitan Incubator dhe Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës organizon edicionin e tretë të “festivalit” më të madh të ideve startup në Shqipëri.

Ky event mbështetet nga OTP Bank dhe Metro Design duke ofruar çmime të ndryshme dhe suport nga infrastruktura më e mirë në vend për iniciativat Start-Ups, për studentë dhe të rinj në Shqipëri dhe Kosovë.

Aplikimet për Start-Up City 3 vazhdojnë deri më 30 prill, por nëse keni pyetje apo dëshironi të merrni më shumë informacion rreth këtij eventi, ndiqni seksionin informues më 15 prill, ora 15:00.

Drejtori i Metropolitan Incubator, Dr. Pleurat Rexhepi do t’ju përgjigjet të gjitha dilemave mbi aplikimin në Start-Up City 3.Eventi do të zhvillohet në platformën Zoom duke ndjekur këtë link: https://zoom.us/j/4951588286 

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.