E-Shërbime

Be Active

Me sloganin #BeActive, Java Europiane e Sportit ka si qëllim të promovojë sportin dhe aktivitetin fizik në Europë. Kjo javë i dedikohet të gjithëve, pavarësisht moshës, përgatitjes fizike apo kushteve të tjera socio-kulturore.

#UMT bëhet pjesë e këtij eventi duke organizuar një ditë hiking me studentët dhe stafin akademik.

Nuk është vetëm shëndeti i njerëzve që vihet në rrezik nga mungesa e aktivitetit fizik, por e gjithë shoqëria dhe ekonomia jonë në tërësi vihet në vështirësi. Rritja e shpenzimeve për kujdesin shëndetësor, ulja e produktivitetit në punë dhe rënia e forcës punëtore janë vetëm disa nga efektet negative të mungesës së aktivitetit fizik.

Java Evropiane e Sportit zhvillohet në nivel ndërkombëtar, kombëtar, rajonal e lokal dhe është strukturuar për të përfshirë tema dhe aktivitete që tërheqin gjithë audiencat. Java është strukturuar rreth katër temave kryesore: arsimi, vendi i punës, rekreacioni në natyrë si edhe klubet sportive dhe qendrat e fitnesit.}

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.