Çështje të mundshme për botim
Revista Shkencore “Metropolitan Tirana Journal of
Business and Economics” është një revistë vjetore dhe artikujt do të pranohen
në versionin anglisht ose shqip. Artikulli kalon në recensë (blind review) dhe
mbasi korigjohen vërejtjet e recensës artikulli ridërgohet tek ne. Nëse
artikulli shkencor nuk dërgohet në kohë, botimi spostohet për në numrat
pasardhës.
Nxitja e debatit shkencor dhe promovimi i propozimeve
efektive të fokusuara kryesisht në çështjet social-ekonomike, nëpërmjet
punimeve me një cilësi të lartë akademike, është edhe objektivi ynë.
Punimet për botim në Revistën Shkencore
“Metropolitan Tirana Journal of Business and Economics”, kërkohen që në
përmbajtjen e tyre të trajtojnë cështje social-ekonomike: zhvillimet ekonomike;
tregjet financiare; kursimet dhe investimet kapitale; qeverisja e koorporatave
dhe financat; lidershipi dhe menaxhimi në arsim; politikat fiskale dhe
monetare; papunësia; krizat financiare; varfëria; demokracia ekonomike;
sigurimet sociale; zhvillimi i turizmit; zhvillime ekonomike; borxhi publik;
lufta kundër korrupsionit; ekonomia informale; menaxhimi i sipërmarrjes së
biznesit, menaxhimi i burimeve njerëzore, biznesi digjital, menaxhimi i
operacioneve, analiza e te dhënave, etj.