Universiteti Metropolitan Tirana vlerëson arritjet e çdo maturanti ekselent duke i ofruar bursë studimi të vlefshme përgjatë gjithë ciklit të studimit, duke përmbushur kriterin e notes mesatare. Numri i bursave të ofruara për çdo program studimi është dhjetë.

Ka të drejtë të aplikojë për bursë çdo maturant me mesatare mbi 8.5, maturantët që kanë fituar olimpiada kombëtare apo ndërkombëtare si edhe maturantët nga familje me të ardhura të kufizuara ekonomike.

Bursat bachelor janë të ndara në tre kategori:

  • Bursa 50% - Për maturantët me mesatare mbi 8,5
  • Bursa 75% - Për maturantët me mesatare mbi 9
  • Bursa 100% - Për maturantët me mesatare mbi 9,5

Falë marrëveshjes me Bankën Credins, të gjithë studentët e UMT në Programet Profesionale, Bachelor dhe Master mund të përfitojnë kredi studentore me 0% interes sipas një procedure të thjeshtuar brenda 24 orëve. Normat e interesit do të mbulohen tërësisht nga Universiteti Metropolitan Tirana për secilin individ. Për kredinë studentore mund të aplikoni duke klikuar këtu.

UMT pajis të gjithë studentët të cilët regjistrohen për herë të parë në një cikël studimi Bachelor ose Program Profesional me Çantën e Studentit ku përfshihet:

  • Laptop
  • CD me leksionet didaktike
  • Guida e studentit
  • Akses në web-mail dhe platformën universitare edu4schools
  • Rregullore e studentit
  • Karta e studentit