Punimet e studentëve të vitit të dytë të arkitekturës u përmbyllën me një projekt për ndërtimin e një qendre rinore. Koncept idetë e studentëve u hartuan nga Kejsi Kuzari, Pavlina Kumbulla, Pamela Robi dhe Llazmir Xhaxho, nën drejtimin e pedagogut Ernest Shtepani.

Synimi i këtij projekti ishtë ndërtimi i një Qendre Rinore në një zonë periferike të Tiranës pranë “Parkut 1 km”, ish-fusha e aviacionit. Ky projekt ka disa dimensione, ku më i rëndësishëmi është krijimi i një qendre të rëndësishme sociale për komunitetin. Zona ndodhet e vendosur ndërmjet periferisë dhe zonës së brendëshme të qytetit. Programi parashikon krijimin e një: “co-working space”, auditoriumi, hollit kryesor që shërben edhe si hapësirë takimi, krijimin i një biblioteke të vogël si edhe ambjenteve sportive.

Qendra Rinore është konceptuar sipas shembujve të mirë europianë. Një libër i rendësishëm për frymëzimin e këtij punimi ishte edhe “Design Handbook for Cultural Center” i arkitektit sllovak Peter Lenyi, i cili trajton qendra kulturore në të gjithë Europën ku përfshihen adaptime dhe përshtaje të ish-fabrikave ose ndërtesave të braktisura apo krijimin e qëndrave rinore të reja në vende të ndryshme të Europes si Budapest, Amsterdam, Berlin, Bratislavë, Beograd, Vilnus etj.

Ideja për ndërtimin e qendrave rinore është krijimi i një atmosferë interesante për qytetin dhe patjetër të krijojë mundësi për punësimin e të rinjve, studimin dhe krijimin e aktiviteteve si ato sportive, kulturore, artistike etj. Për këtë arsye projektet janë të konceptuara të jenë polifunksionale, të aksesueshme dhe të përshtatshme për të krijuar një qendër komunitare sa më dinjitoze.

Për të parë projektin e plotë, mund të klikoni këtu.