Përgjatë aksit rrugor të “Bulevardit të Ri”, përafërsisht 2,3 km larg qendrës së qyteti të Tiranës parashikohet një zhvillim i ri urban, i hartuar në vitin 2015 nga ‘Grimshaw Architects’.

Detyra finale e lëndës ‘Projektim Arkitektonik Studio IV’ lidhet me këtë zhvillim, ku studentëve ju është kërkuar projektimi i një banese sociale, si pjesë e këtij plani.

Banesa sociale që vijon është realizuar nga studentja Pavlina Kumbulla.

Afër Ish Stacionit të Trenit, në një nga zonat më të frekuentuar të Tiranës vendoset objekti prej 884 m2. Ndërtesa ngrihet 31 metër në lartësi, me një kat parkim nëntokë, prej ku një nivel i nënshtrohet shërbimeve, ndërsa 90 apartamente strehohen të shpërndara në 9 kate.
Pikë e fortë e projektit janë multifunksionaliteti, simetria dhe pamja piktoreske që objekti krijon përgjatë këtij aksi. “Thyerja” që volumi pëson, përbën një interes të veçantë, duke theksuar një ndryshim në altimetri, i cili presupozon të konstatojë si një landmark për zonën.

Vëmendjen e tërheqin fasadat me një kompozim të njëtrajtëshëm, të cilat karakterizohen nga vendosja në pah i konsojve të përdorur, si një modul i alternuar midis llozhave dhe dritareve.


Krahas përmbushjes së kërkesave të projektimit arkitektonik, pikësynim i kësaj banese sociale ka qenë krijimi i një atraksioni me shfytëzim racional.
Projektin e plotë mund ta aksesoni në PDF duke klikuar në këtë link