Një portofol është letra e prezantimit të një arkitekti që tregon jo vetëm përvojën e punës së bërë, por një instrument që pasqyron stilin dhe personalitetin që e dallon atë nga pjesa tjetër. Redion Lamaj frymëzohet nga arkitektura me forma kubiste të qarta, që e shohim tek veprat e Adolf Loos por dhe nga arkitektura e vendeve të Mesdheut. Ballkani dikur njihej si “Lindja e Afërme” kështu që kjo lloj arkitekture mesdhetare e inspiron dhe përcillet me imazhet e objektit që ka projektuar në projektet e tij.


 Ndër punimet më të dalluara të tij janë Residential Building, Interior design, Primary school, Hotel dhe Kullë  shumëkatëshe.  



Ai e sheh arkitekturën si lojë shahu me rregulla loje, funksione, levizje të caktuara qe nuk mund të anashkalohen, por nga ana tjetër një pafundësi mundësish, algoritme të pafundme formë-krijimi dhe hapësire të cilat mund të të nxjerrin në përfundime nga më të ndryshmet edhe për nje hapësirë të kufizuar.



Si një art i aplikuar, aspektet e funksionalitetit janë shumë të rëndësishmë. Redion ka arritur që banesa rezidenciale të plotësojë kriteret e funksionalitetit dhe komfortit duke përfshirë diellëzimin, ventilimin natyral dhe harmoninë e funksioneve në raport me lëvizjen.



Portofolin e plotë të Redion Lamaj mund ta gjeni në këtë link: https://redilamaj15.wixsite.co...