Cilin program studimi të zgjedhim? Me siguri këtë dilemë e kanë të gjithë maturantët, të cilët shumë shpejt do të zgjedhin se ku duhet të profilizohet e ardhmja e tyre profesionale. Dhe dilemat nuk janë të pakta, duke qenë se tregu i punës është shumë dinamik dhe konkurrenca nuk mbetet më vetëm brenda kufijve, por është globale.

Pikërisht me qëllimin për t’u ardhur në ndihmë maturantëve, Universiteti Metropolitan Tirana ka përgatitur një pyetësor, i cili kërkon të orientojë maturantët se cila nga fushat e studimit mund t’u përshtatet më mirë për të ndjekur studimet në universitet, bazuar në tiparet e tyre të përsonalitetit dhe çfarë u pëlqen të bëjnë.

Klikoni këtu për të filluar pyetësorin: https://quiz.tryinteract.com/#... 

Pyetësori nuk ka përgjigje të sakta apo të gabuara. Të gjithë maturantët që duan të plotësojnë pyetësorin nuk duhet të mendojnë për statusin apo për përfitimet ekonomike të programit të studimit, por për atë që u pëlqen më shumë. Përmes këtij pyetësori, ata mund të marrin informacion paraprak mbi preferencën e studimit.

Por nuk mbaron këtu, pasi UMT ka menduar që në këtë situatë të ofrojë edhe këshillimin e karrierës online, ku e pranishme do të jetë psikologe Fiorela Shalsi. Shpesh herë përzgjedhja e programit të studimit bëhet nga ndikimi i prindërve apo nga programet që ofrojnë më shumë të ardhura financiare në tregun e punës, duke lënë mënjanë dëshirat personale. Maturantët do të bashkëbisedojnë me psikologen Fiorela Shalsi pikërisht për të zgjedhur programin që u përshtatet më së miri tipit të personalitetit të tyre. Gjithashtu do të flasin edhe me pedagogë të Universitetit Metropolitan Tirana, nga Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT dhe Fakulteti i Ekonomisë për të marrë më shumë detaje akademike mbi programe të caktuara.

Këshillimi i Karrierës zhvillohet tre herë në javë, ditën e martë, të enjte dhe të premte në orën 17:00.