E-Shërbime

Zv. Rektorët

Dr. Nick Frydas – Zv. Rektor

Dr. Nick Frydas – Zv. Rektor për  Zhvillim dhe Ndërkombëtarizim i Universitetit Metropolitan Tirana

Dr. Nick Frydas është themelues dhe president i kompanisë “Safenet” si edhe pjesë e stafit ndërkombëtar të Universitetit Metropolitan Tirana.⁣ ⁣

Pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Athinës, ai ka vazhduar studimet për shkenca elektrike në “University of Cambridge”, studimet master në Inxhinieri Telekomunikacioni “University of Essex” dhe studimet doktorale në “Loughborough University”.

⁣ Profesor Frydas ka një eksperiencë të gjatë akademike dhe profesionale. Për më shumë se dhjetë vite ka qenë pjesë e “De Montfort University” në Britaninë e Madhe, si edhe drejtues e konsulent në disa kompani në Greqi dhe në Europë, ndër të cilat “Vodafone”, “Ideal Group SA”, “Agetor LTD”, “Dione Consultancy Services”

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.