E-Shërbime

Transferimet e studimeve

Transferimet e studimeve

Transferimet

 
Universiteti Metropolitan Tirana mirëpret çdo student i cili dëshiron të transferojë studimet, në përputhje me parimet e Kartës së Bolonjës, rregullores së UMT dhe kuadrit ligjor në fuqi.

Transferimet e studimeve mund të kryhen në çdo cikël studimi, pra në programet profesionale, programet bachelor dhe programet master.

Çdo student i interesuar për t’u transferuar mund të dorëzojë dosjen e aplikimit në çdo kohë. Ndërkohë regjistrimet finalizohen në përputhje me datat e publikuara nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit.

Është e rëndësishme që studentët të dorëzojnë listën e notave dhe planet mësimore nga universiteti ekzistues, në mënyrë që departamentet përkatëse të kryejnë procesin e njohjes dhe ekuivalentimit të lëndëve.

Dokumentacioni për transferim:

 
    1. Vërtetim studenti dhe lista e notave

 

    1. Plani i plotë i programit të studimit përfshirë edhe syllabuset përkatëse

 

    1. Kopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore

 

    1. Kopje e noterizuar e Certifikatës së Maturës Shtetërore

 

    1. Në rast se kandidati ka kryer gjimnazin jashtë shtetit duhet të paraqesë Njehsimin e diplomës nga ana e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit

 

    1. Dy fotografi

 

    1. Dokument identifikimi (fotokopje)

 

  1. Fleta e çregjistrimit

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.