E-Shërbime

Statuti

Statuti - Universiteti Metropolitan Tirana

Statuti

Universiteti Metropolitan Tirana është institucion jopublik i arsimit të lartë, me karakter akademik dhe shkencor. UMT ka strukturën e tij akademike dhe administrative, të miratuar nga organet drejtuese dhe ministria përgjegjëse për arsimin në përputhje me legjislacionin në fuqi. Universiteti gëzon liri akademike, autonomi financiare dhe organizative.

Statuti është dokumenti themelor që paraqet strukturën e universitetit, përcakton organet drejtuese dhe kompetencat e tyre, rregullon marrëdhëniet e brendshme dhe të jashtme të universitetit. Ju mund të lexoni statutin e Universitetit Metropolitan Tirana duke klikuar këtu.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.