Stafi Administrativ i Universitetit Metropolitan Tirana luan një rol të rëndësishëm në arritjen e objektivave të institucionit, që nga organizimi dhe promovimi i aktiviteteve, hartimi dhe zbatimi i projekteve, krijimi i lehtësirave proceduriale për studentët, akademikët dhe mbështetje për mbarëvajtjen e procedurave të ndryshme. Stafi Adaministrativ i UMT përbëhet nga Drejtoria e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashte, Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse, Sekretaria Mësimore dhe Njësia e Brendshme e Sigurimit të Cilësisë.
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Drejtoria e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë

 

Drejtore: Dr. Erida Elmazi

 
 
 
 
 
 
 

ZYRA E MENAXHIMIT TE PROJEKTEVE

 
 
Specialistët e Zyrës së Menaxhimit të Projekteve identifikojnë dhe analizojnë thirrjet përaplikim në projektet si ... Read more
 
 
 

ZYRA E MARKETINGUT DHE MARREDHENIEVE ME PUBLIKUN

 
Zyra e Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun përgatit planin strategjik të komunikimit dhe marketingut për ... Read more
 
 
 

ZYRA PRANIMEVE DHE KESHILLIMIT TE KARIERES

 
Zyra e Pranimeve dhe Këshillimit të Karrierës u vjen në ndihmë të gjithë studentëve me informacione mbi programet e ... Read more
 
 
 
 
 
 

ZYRA E ALUMNIT DHE E MARREDHENIEVE ME STUDENTET

 
 
Zyra e Alumnit dhe Marrëdhënieve me Studentët ideon dhe kontribuon në organizimin e aktiviteteve studentore përgjatë ... Read more
 
 
 

ZYRA E MARREDHENIEVE ME JASHTE

 
Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë është përgjegjëse për krijimin e lidhjeve me universitetet e huaja dhe nënshkrimin e ... Read more
 
 
 
 
 
 

Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse

 

Drejtore: Elvis Hazizi

 
 
 
 
 
 
 
 
 

ZYRA E FINANCES

 
 
Zyra e Financës është përgjegjëse për çështjet financiare të universitetit, duke iu përmbajtur buxheteve të miratuara ... Read more
 
 
 

ZYRA E BURIMEVE NJEREZORE

 
Zyra e Burimeve Njerëzore përgatit përshkrimet e punës për çdo pozicion, harton dhe shpall konkurset për plotësimin e ... Read more
 
 
 

ZYRA E IT

 
Zyra e IT është përgjegjëse për kontrollin, mirëmbajtjen dhe riparimin e sistemeve kompjuterike të institucionit, ... Read more
 
 
 
 
 
 

ZYRA E ARKIVE PROTOKOLLIT

 
 
Specialistët e Zyrës së Arkivë-Protokollit janë përgjegjës për menaxhimin efektiv të të gjithë dokumenteve dhe ... Read more
 
 
 

SHERBIMET SANITARE DHE TE MIREMBAJTJES

 
Për mbarëvajtjen e proceseve administrative dhe akademike, është i nevojshëm një mjedis higjienik, i rregullt dhe i ... Read more
 
 
 
 

Sekretaria Mësimore

 
 

Kryesekretare: Eva Elmasllari

 
 
 
 
 

Sekretaria Mësimore

 
Sekretaria Mësimore është gjithmonë në shërbim të studentëve dhe pedagogëve për të siguruar një proces të suksesshëm akademik. Sekretaria Mësimore është përgjegjëse për regjistrimin e studentëve, arkivimin e dokumentacionit të tyre, pajis studentët me dokumente të ndryshme që mund t’u nevojiten si lista notash apo vërtetime. Gjithashtu,Sekretaria Mësimore administron sezonet e provimeve që nga sekretimi i tezave, publikimi i rezultateve të provimeve, procesi i ankimimit etj.
 
 
 
 

Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë

 

Titullare: Av. Besa Mançka

 
 
 
 
 

Njësia e sigurimit të brendshëm të cilësisë

 
Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë është detyrim ligjor i institucioneve të arsimit të lartë. Kjo njësi ngrihet nga institucionet e arsimit të lartë dhe funksionon nëpërmjet njësisë së sigurimit të brendshëm të cilësisë. Struktura dhe funksionet e kësaj njësie përcaktohen në statutin e universitetit. NJSBC harton standardet për sigurimin e cilësisë së brendshme në përputhje me Kodin e Cilësisë. Njësia realizon vlerësime periodike për veprimtarinë mësimore dhe kërkimore shkencore. Detyrë integrale e kësaj njësie është gjithashtu realizimi i pyetësorit të studentëve çdo fundsemestri mbi cilësinë e mësimdhënies për lëndët e programeve të ofruar nga universiteti.