E-Shërbime

Rreth UMT

Misioni ynë është krijimi, zhvillimi, përcjellja dhe mbrojtja e dijeve, nëpërmjet mësimdhënies, kërkimit shkencor, shërbimeve dhe formimit të specialistëve të lartë në fushat inxhinierisë, arkitekturës, shkencave kompjuterike dhe ekonomisë, në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit. Vizioni ynë është të ndërtojmë një universitet modern, të fokusuar drejt së ardhmes, të vlefshëm për shoqërinë shqiptare, duke kontribuar në rritjen e standardeve të demokracisë në vend, si edhe në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor në nivel kombëtar dhe rajonal.

Hidh hapin tënd

Pranime në programet profesionale

Pranime në programet bachelor

Pranime në programet master

Eja në Metropolitan

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.