iPRAlbania është një platformë online në fushën e Gazetarisë, Marrëdhënieve me Publikun dhe Marketingut, që ka si qëllim kontributin në këto fusha studimi me informacion dhe publikime për t’i ardhur në ndihmë studentëve dhe profesionistëve të rinj të cilët aktualisht kanë një mungesë të theksuar të literaturës. Ajo gjithashtu synon promovimin e studentëve tek profesionistë, angazhimin në mundësi internshipi si dhe punësimin e tyre. Start up-i është ende në fazë ideje dhe grupit të cilit do i shërbejë janë studentët dhe profesionistët e rinj që duan të angazhohen në fushat e tyre të studimit. Inovacioni që sjell është risia e të qënit e vetmja platformë e krijuar për studentët e këtyre fushave, që njëkohësisht sjell bashkëpunimin me profesionistë, duke krijuar një ekosistem lehtësues në tregun e punës.


Ekipi i “iPRAlbania”:

Oltjon Rukaj

Eugert Skura

Fabiola Halili