Qëllimi i idesë së “LEAD” është lehtësimi i blerjeve të produkteve dhe shërbimeve të ndryshme. Për çdo përdorues të aplikacionit do të ofrohen blerje komode dhe me leverdi. Blerësit i rekomandohen produkte në bazë të preferencave dhe vendndodhjes më të afërt të dyqaneve dhe shërbimeve. Gjithashtu, ai mund të publikojë listën e tij të blerjes dhe bizneset mund t’i ofrojnë produktet e tyre, për të cilat blerësi informohet nëpërmjet njoftimeve. Ofrimi i kartave dhuratë apo uljeve, lojërat, si dhe organizimi i eventeve të ndryshme janë pikë kyçe për të ruajtur aktivitetin në aplikacion. Start-upi është ende në fazën e idesë, dhe grupi i interesit që synon është mosha mbi 16 vjeç, edhe pse si shërbim është gjithëpërfshirës. Inovacioni që ai sjell është krijimi i lidhjes së fortë midis bizneseve që ofrojnë produkte apo shërbime me klientët e tyre potencialë, si dhe krijimi i një mënyrë për të negociuar për çmimin.


Ekipi i “LEAD”:

Kevina Kovaçi

Erion Çollaku

Danjel Sadja

Sonil Dauti