E-Shërbime

Qendra MetroResearch

Çfarë është qendra MetroResearch?

“Qendra Metroresearch, e themeluar në vitin 2015, ka si qëllim zhvillimin, implementimin dhe pjesëmarrjen aktive në projekte kërkimore shkencore, konsulencë dhe ekspertizë në fushat e politikave publike për promovimin e zhvillimit ekonomik e social, si dhe atyre të edukimit në nivel kombëtar. Ajo e vë në zbatim misionin e saj nëpërmjet përfshirjes së drejtpërdrejtë me projekte në fushën e edukimit, sipërmarrjes dhe inovacionit, menaxhimit social dhe lidershipit, teknologjisë së informacionit, zhvillimit të qëndrueshëm, kulturës, integrimit të të rinjve në zhvillimin urban e komunitar etj. Si pjesë integrale e Universitet Metropolitan Tirana, Qendra MetroResearch kontribuon në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe akademike të universitetit, si dhe prezanton standarde të aplikueshme në fushat e lartpërmendura.
Qendra Metroresearch ka themeluar inkubatorin e parë universitar të biznesit: Metropolitan Incubator.”

Metroopolitan Incubator – Inkubatori i parë “On Campus” në rrethin e universiteteve shqiptare. Misioni i tij është mbështetja e zhvillimit të suksesshëm të bizneseve, duke ndikuar në zhvillimin ekonomik rajonal.

Zhvillimi i projekteve – Ideimi dhe implementimi i projekteve në fushën e edukimit, sipërmarrjes, menaxhimit, lidershipit, ndërtimit, teknologjisë së informacionit, zhvillimit të qendrueshëm etj.

Albanian Management Center – Ofron kurse 2-6 mujore në fushën e menaxhimit për profesionistë. Bashkëpunon ngushtë me stafin akademik të profilit menaxhim të FE – UMT, si dhe me ekspertë ndërkombëtarë të fushës.

Metropolitan Innovation Center – Themeluar nga UMT si produkt i projektit të EU for Innovation, shërben si një qendër për mbështetjen teknologjike të ideve të reja të studentëve, sipërmarrësve apo kërkuesve shkencorë.

Stafi

“Prof. Dr. Nikolla Civici ka përfunduar studimet për Fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dhe më pas ka kryer specializim në Kimi Analitike. Në vitin 1997 ka marrë gradën “Doktor i Shkencave”, ndërsa në vitin 2010 titullin “Profesor” nga Universiteti i Tiranës. Prof. Dr. Civici ka një eksperiencë të gjerë pune në institute të ndryshme, si përgjegjës në Laboratorin e Gazit në Sektorin Shkencor të Përpunimit të Naftës, Përgjegjës i Departamentit të Metodave Analitike Instrumentale, Drejtor i Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar etj. Gjithashtu, profesor Civici ka pasur një angazhim të vazhdueshëm në botën akademike, në Fakultetin e Mjekësisë dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës. Ka kryer një sërë trajnimesh jashtë vendit në fushën e fizikës bërthamore, të floureshencës së rrezeve X dhe sistemeve portabël XRF në Austri, Belgjikë, Angli, Gjermani, Itali, Greqi etj. Është autor i 56 artikujve shkencorë, i 60 botimeve proceedings dhe rreth 40 referime dhe afishime në konferenca të ndryshme shkencore. Ka qenë anëtar i Këshillit Shkencor të IFB, pike kontakti i Agjencise Nderkombetare te Energjise Atomike per Shqiperine dhe anëtar i Komisionit të Metrologjisë. Email: ncivici@umt.edu.al"

Nikolla Civici-Anëtar i Bordit

Donika Plakolli-Anëtare e Bordit

Elvis Hazizi është anëtare e bordit të Metroresearch, njëkohësisht Drejtoreshë e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse pranë UMT. E diplomuar pranë Fakultetit të Financës, ajo ka një eksperiencë prej më shumë se 10 vitesh në institucionet financiare si , në pozicione drejtuese.

Elvis Hazizi-Anëtare e Bordit

Besa Mançka është Drejtoreshë e Kabinetit të Rektoratit në Universitetin Metropolitan Tirana, si dhe drejtoreshë e Projekteve Kërkimore në Qendrën Metroresearch. Ajo ka një eksperiencë 10 vjeçare në institucionet e arsimit të lartë në pozicionet administratore, studiuese në fushën e Menaxhimit të Arsimit të Lartë etj. Besa ka përfunduar studimet e larta në Fakultetin e Drejtësisë dhe është diplomuar me Master Shkencor. Ka qenë pjesë e zbatimit të projekteve të suksesshme si: Inkubatori Metropolitan, INED, Ciceroni Virtual Guide. Email: bmancka@umt.edu.al"

Besa Mançka- Drejtoreshë e projekteve

Pleurat Rexhepi është drejtor në Metropolitan Incubator, Universitieti Metropolitan Tirana, i cili ndihmon dhe asiston startup-et e ndryshme në Shqipëri. Ai është i shkolluar në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka një doktoraturë nga Kings College London për Strategji të Korporatës dhe MSc nga Cass Business School për Menaxhim dhe Auditim. Ai ka punuar si lektor me kohë të plotë për Inovacionin dhe Qeverisjen e Korporatave dhe gjithashtu ka përvojë në biznese private dhe institucione publike. Email: prexhepi@umt.edu.al

Pleurant Rexhepi- Drejtor

Elona Cera është koordinatore e Metropolitan Incubator dhe njëkohësisht pedagoge. Karriera e saj ndër vite është fokusuar në pedagogji, konsulencë dhe koordinim. Prej 4 vitesh është pedagoge, momentalisht në Universitetin Metropolitan Tirana. Aktualisht është duke ndjekur studimet e doktoraturës në Universitetin Tomas Bata në Zlin. Email: ecera@umt.edu.al

Elona Cera- Koordinatore

Ana Limani është koordinatore e Metropolitan Incubator. Së fundmi është diplomuar në “Inxhinieri Software” dhe ka një përvojë 2 vjeçare në menaxhimin e programeve të mentorimit të startup-eve. Ana përfundoi me sukses Akademinë për Ekosistemet e Inovacionit dhe Sipërmarrjen në Universitetin e Lundit. Email: alimani@umt.edu.al

Ana Limani- Koordinatore

“Ana është studente ekselente pranë Universitetit Metropolitan Tirana në programin Informatikë Ekonomike.

Ana Preni- Intern

Aida është mentore pranë Metropolitan Incubator dhe pedagoge në lëndët Menaxhim i Kontratave, Qeverisje Korporatash etj. Ekspertiza e saj është e fokusuar në çështjet e biznesit ndërkombëtar, zhvillimit, menaxhimit strategjik, financimet e SME-ve, etj.

Aida Hamzaj- Mentore

Kasandra Karameta është një prej studenteve të UMT që po zhvillon internshipin pranë Metropolitan Incubator. Aktivizmi i saj ka nisur që herët ku për 7 vite ku ka qenë vullnetare pranë një organizate në ndihmë të komuniteteve në nevojë. Ka marrë pjesë në trajnime lidhur me impaktin social, si dhe ka qenë pjesë e modulit dy vjeçar lidhur me qytetarinë aktive dhe lidershipin.

Kasandra Karameta- Intern

Igli Hyka është diplomuar pranë UMT në programin e studimit Administrim Biznesi. Ai ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera, si edhe është vlerësuar me Çmimin e Ekselencës në Edukim. Igli prej 3 muajsh është pjesëtar i incubatorit të biznesit, eksperiencë e cila po vë në pah edhe njohuritë e tij në këtë fushë.

Igli Hyka- Intern

Projekte të implementuara nga Qendra Metroresearch

1. Ciceroni Virtual (2016-2017)

 
Ofrimi i metodave moderne të shërbimit për institucionet e artit dhe kulturës, duke i bërë këto institucione më interesante dhe më të vizituara nga njerëzit, një projekt i mbështetur nga Ministria e Kulturës në Shqipëri.
Ekspertiza e ofruar: – Projektimi dhe zhvillimi i aplikacionit – Logjika e gjeo-lokalizimit – Konfigurimi i Google Maps – Konfigurimi i API-së – Anketa e vlerësimit dhe klasifikimi i më shumë se 150 operatorëve ekonomikë/biznese në Tiranë – Projektimi i një harte virtuale për turizmin në Tiranë- Trajnim dhe ngritje kapacitetesh.
 

2. My Little Tirana (2018 e në vazhdim) (www.mylittletirana.com)

 
Misioni ynë është të ofrojmë një guidë brand për eksperiencën e të shijuarit dhe turizmit kulinar në Tiranë e Shqipëri.
My Little Tirana është destinacioni juaj kryesor për turizmin kulinar.
Një platformë brand, e para në Shqipëri, për vlerësimin kulinarik të bareve dhe restoranteve. Në të do të gjeni një databazë të gjerë të restoranteve në Tiranë, të ndara sipas kategorive dhe preferencave tuaja. Për çdo restorant, do të gjeni një vlerësim jo vetëm për ushqimin, por për eksperiencën e të shijuarit
 

3. InED – Education Incubator (2019-2022)

 
Ky projekt, i mbështetur nga Ministria e Financave në Shqipëri, synon të zhvillojë një ekosistem të Inkubatorit Arsimor (InED) për të gjetur ide të thjeshta dhe për t’i kthyer ato në startupe përmes inkubimit të hershëm. – InED bazohet në softuer të integruar dhe përfshin një fokus të fortë në teknologji dhe transferimin e aftësive të sipërmarrjes.

 

4. Qendra Multifunksionale Berat (2020-2021)

 
Zhvillimi i një Qendre Multifunksionale në Berat – në bashkëpunim me Bashkinë Berat dhe mbështetur nga IADSA – si një model për zhvillimin dhe fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve të zonës për të qenë qytetarë aktivë me një sërë aftësish shumëdimensionale, si dhe për të ndihmuar strategjitë e tyre të jetës për të arritur sukses.

 

5. Aksesi i të rinjve në Edukimin Europian (2021)

 
Ky projekt – i mbështetur nga AMSHC – synon të zhvillojë dhe promovojë aftësi dhe kompetenca të reja për të rinjtë që kanë akses në arsim, me fokus të rinjtë dhe vajzat në rrethe. Projekti synon zhvillimin e rrjeteve dhe partneriteteve mes universiteteve dhe arsimit parauniversitar në Shqipëri. Projekti ynë lidhet me prioritetin nr.2 të thirrjes për njohjen dhe edukimin me standardet evropiane dhe respektimin e të drejtave të njeriut në kuadër të integrimit europian.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.