E-Shërbime

Kërkim dhe Projekte

Kërkim dhe Projekte - Universiteti Metropolitan Tirana

Projekte dhe bashkëpunime kombëtare

Universiteti Metropolitan Tirana synon zhvendosjen nga një universitet i bazuar në dije, në një universitet qendër njohurie përmes angazhimit si një katalizator për zhvillimin social dhe ekonomik të shoqërisë. Në nivel kombëtar Universiteti e realizon këtë synim përmes përfshirjes në projekte kombëtare, ndërlidhjen e grupeve të ndryshme të interestit dhe përfshirjes në përgjegjësinë sociale. Universiteti Metropolitan Tirana krijon periodikisht marrëdhënie bashkëpunimi me institucione të tjera të arsimit të lartë në Shqipëri dhe në Kosovë, si edhe me kompani të ndryshme duke u dhënë mundësi studentëve të kryejnë praktikat mësimore. Shumë prej tyre, pas përfundimit të ciklit të studimeve në UMT, punësohen në kompanitë partnere të universitetit.

PROJEKTE

Skënderbeu në Kohë

Projekti “Skënderbeu në Kohë” (SK) kishte për qëllim promovimin e vlerave historike dhe rritjen e vizitorëve në muze përmes përdorimit të teknologjisë.

Falë krijimit të një loje interaktive, vizitorët patën mundësi të njihnin më tepër heroin kombëtar, të bëheshin pjesë e ngjarjeve më interesante si nënshkrimet e marrëveshjeve ose fjalimeve historike apo dhe betejave të zhvilluara.

Roboti i tyre i udhëhoqi brenda muzeut në pikat më interesante duke u orientuar në hartën e tij, sipas vendndodhjes të pesë veprave të përzgjedhura për t’u integruar në projekt. Misioni i fituesit ishte që të eksploronte dhe të gjente të gjitha vendodhjet brenda një afati kohor prej jo më shumë se një orë.

Teknologjia ku bazohet loja është kryesisht e lidhur me tabletat/smartphone dhe Augemented Reality. Projekti u implementua nga Universiteti Metropolitan Tirana, në bashkëpunim të ngushtë me muzeun e Krujës dhe Ministrinë e Kulturës.

Ndërkohë, në mjediset e UMT u organizua edhe një konkurs pikture frymëzuar nga heroi ynë kombëtar, ku morën pjesë studentët e programit profesional të Dizajnit Grafik.

 

Promovimi i të lexuarit në gjimnazet në Tiranë

 

Ky projekt, i financuar nga Ministria e Kulturës, propozoi krijimin e rrjeteve të bashkëpunimit midis shkollave dhe bibliotekave. Tetë shkolla të mesme dhe tetë biblioteka bashkëpunuan në mënyrë të çiftëzuar (sipas njësisë administrative) për përmirësimin e njohurive dhe aftësive të nxënësve, si edhe përmirësimin e strukturave pjesmarrëse.

Bibliotekat përfituan në mënyrë direkte nga ky bashkëpunimin përmes krijimit të sistemit të menaxhimit te brendshëm të bibliotekës, duke reduktuar punën manuale përmes shërbimit online dhe rritjes së numrit të frekuentuesve.
Nga ana tjetër, shkollat u nxitën të merrnin pjesë në bashkëpunim përmes mundësisë së të mësuarit jashtë-kurrikular dhe nxitjen e të mësuarit të pavarur midis nxënësve, duke synuar gjithëpërfshirjen e të gjithë nxënësve sipas klasave në një projekt bashkëpunimi 10 javor.

Ky projekt u finalizua me një konkurs midis nxënësve të shkollave të mesme të Tiranës, ku u dhanë tre çmime për esetë më të mira bazuar në librat që kishin lexuar dhe një çmim për shkollën.

Anisa Nebiu nga shkolla “Petro Nini Luarasi” fitoi çmimin e parë, me një çek prej 50,000 lekësh. Vendi i dytë u fitua nga Pavlo Suka i gjimnazit “Sami Frashëri”, me një çek prej 30,000 lekësh, ndërsa vendi i tretë shkoi sërish në shkollën “Petro Nini Luarasi” për punimin e nxënëses Rexhina Vataj, e cila u shpërblye me 20,000 lekë. Ndërkohë, çmimi i shkollës u akordua për gjimnazin “Sami Frashëri”.

 

Marrëveshje Bashkëpunimi kombëtare

  • Universiteti i Tiranës
  • Universiteti Politeknik i Tiranës
  • Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës
  • Universiteti Luigj Gurakuqi, Shkodër
  • Kolegji Universitar i Biznesit
  • Shkolla Profesionale Teknike Elektrike “Gjergj Canco”, Tiranë
  • Shkolla e Mesme Profesionale TIK “Hermann Gmeiner”, Tiranë
  • Shkolla e Mesme Profesionale “Stiliano Bandilli”, Berat
  • Instituti për Zhvillimin e Studimeve të Integruara
  • Instituti Konfuci
  • Partners Albania for Change and Development
  • Drejtoria e Patentave dhe Markave
  • Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit
  • Institucioni Financiar NOA
  • Albtelecom Sha
  • Union Bank
  • Korporata Elektroenergjetike Shqiptare
  • Bursa Shqiptare e Titujve “ALSE” SH.A
  • Raiffeisen Sh.A
  • Shkolla Karl Gega
  • Market Consulting-MC
  • 2Lweb
  • Ikran Services
  • Ferari shpk
  • Sigal Uniqa Group Austria
  • C&S Counstruction
  • Copier & Computer Center
  • GjeoVjosa
  • AISEC
  • Metro Design
  • Adi Professional
  • Ditak Shpk
  • Studio Krijuese AKZ
  • Frontline
  • Max Internship
  • Best Collection
  • Bukinist
  • Emerald Dental
  • Grand Relax Spa
  • Hotel Floga Shkoder
  • Ring Center
  • Irisoft Education
  • GEOTRIM Shpk
  • International Financial Institute of Banking and Insurance
  • Gogel Shpk
  • Jupiter Group
  • Eni Shpk – Vila Bregu
  • Eder Studio Shpk
  • F&M Reklama Shpk
  • Hotel Germany, Durrës
  • Bar-Piceri-Hoteleri Angolo, Durrës
  • Hotel Prince Adriatic Resort, Shëngjin, Lezhë
  • Ascora Software Development-Research
  • Albanian Business Partner
  • PSZ Albania Gmbh
  • Dominusoft

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.