Kriteret e pranimit për programet profesionale 2-vjeçare

 
Programet profesionale 2-vjeçare ofrohen për të gjithë ata maturantë të cilët nuk përmbushin kriterin e notës mesatare për t’u regjistruar në një program Bachelor, sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 295, datë 10.05.2019.

Me anë të programeve profesionale ne Dizajn Grafik, Topografi dhe GIS dhe Menaxhim në Hoteleri, Turizëm dhe Evente, Universiteti Metropolitan Tirana i jep rëndësi dijes praktike duke i dhënë mundësinë gjithë të rinjve të ndjekin studimet dhe t integrohen në tregun e punës.

Çdo shtetas shqiptar apo i huaj i cili ka mbaruar gjimnazin dhe ka shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore ose ka mbaruar një cikël të njehsuar me të, ka të drejtë të aplikojë për një nga programet e ofruara nga Universiteti Metropolitan Tirana.

Aplikimet pranohen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekur studimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat e tij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.

Për të ndjekur programet profesionale, si kriter hyrës është përmbyllja me sukses e Maturës Shtetërore ose një cikël të njehsuar me të.
 
 
 
 
 
 
 

Dokumentacioni i kërkuar për regjistrimin në programet profesionale 2-vjeçare:

 
  1. Kopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore

  2. Kopje e noterizuar e Certifikatës së Maturës Shtetërore

  3. Në rast se kandidati ka kryer gjimnazin jashtë shtetit duhet të paraqesë njehsimin e diplomës nga ana e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit

  4. Dy fotografi

  5. Dokument identifikimi (fotokopje)