Kriteret e pranimit në programet Master

 
Programet e studimit në Master Profesional dhe Master Shkencor ofrojnë dije të specializuara shkencore dhe praktike në një dimension më të thelluar. Programet master ofrohen në të tre fakultetet e Universitetit Metropolitan Tirana.

Për t’u regjistruar në këto programe, studenti duhet të ketë përfunduar studimet Bachelor si edhe duhet të ketë mbrojtur një prej gjuhëve të huaja (anglisht, italisht, spanjisht, gjermanisht, frëngjisht) përmes provimeve të njohura ndërkombëtarisht sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit.

Mësimi për ciklin master zhvillohet gjithmonë pasdite, nga dita e hënë deri në ditën e premte duke filluar nga ora 17:00 për t'u dhënë mundësi studentëve që të mos shkëputen nga angazhimet e tyre profesionale.
 
 
 
 
 
 
 

Dokumentacioni i kërkuar për regjistrimin në programet Master:

 
  1. Kopje e noterizuar e diplomës Bachelor
  2. Kopje e noterizuar e listës së notave të ciklit Bachelor
  3. Në rast se kandidati ka kryer studimet e larta jashtë shtetit duhet të paraqesë Njehsimin e diplomës nga ana e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit
  4. Kopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore
  5. Kopje e noterizuar e Certifikatës së Maturës Shtetërore
  6. Në rast se kandidati ka kryer gjimnazin jashtë shtetit duhet të paraqesë Njehsimin e diplomës nga ana e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit
  7. Dy fotografi
  8. Dokument identifikimi (fotokopje)
  9. CV
  10. Certifikata e gjuhës së huaj (anglisht, italisht, spanjisht, gjermanisht, frëngjisht)
  11. Pagesa