Kriteret e pranimit për programet Bachelor

 
Çdo shtetas shqiptar apo i huaj i cili ka mbaruar gjimnazin dhe ka shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore ose ka mbaruar një cikël të njehsuar me të, ka të drejtë të aplikojë për një nga programet e ofruara nga Universiteti Metropolitan Tirana.

Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekur studimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat e tij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.

Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelor duhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, nr.295, datë 10.05.2019.

Për programin e integruar në Arkitekturë si dhe për programet e ofruara në gjuhën angleze, studenti duhet të ketë kaluar me sukses provimin e gjuhës angleze bazuar në udhëzimin nr.52, datë 03.12.2015.
 
 
 
 
 
 
 

Dokumentacioni i kërkuar për regjistrimin në programet profesionale 2-vjeçare:

 
  1. Kopje e noterizuar e Diplomës së Maturës Shtetërore

  2. Kopje e noterizuar e Certifikatës së Maturës Shtetërore

  3. Në rast se kandidati ka kryer gjimnazin jashtë shtetit duhet të paraqesë Njehsimin e diplomës nga ana e Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit

  4. Dy fotografi

  5. Dokument identifikimi (fotokopje)