E-Shërbime

Pranimet

Universiteti Metropolitan Tirana është i profilizuar në Inxhinieri, Arkitekturë dhe Ekonomi. Mësimdhënia në UMT ofrohet në gjuhën shqipe si dhe në atë angleze, duke iu dhënë mundësi studentëve të përditësohen me të rejat akademike përmes teksteve bashkëkohore

Programet e studimit të ofruara në Universitetin Metropolitan Tirana janë në profilet më të kërkuara në tregun e punës, çka i mundëson studentëve një sukses të garantuar profesional pas diplomimit.

  • Programet profesionale zgjasin 2 vite akademike dhe kanë 120 ECTS.
  • Programet Bachelor zgjasin 3 vite akademike dhe kanë 180 ECTS.
  • Programet e Integruara të Ciklit të Dytë zgjasin 5 vite akademike dhe kanë 300 ECTS.
  • Programet Master Profesional zgjasin 1 vit akademik dhe kanë 60 ECTS.
  • Programet Master Shkencor zgjasin 2 vite akademike dhe kanë 120 ECTS.
  • Programi i ciklit të tretë të doktoratës në “Inteligjencë Artificiale dhe Sisteme Inteligjente” ka një kohëzgjatje prej tre deri në katër vite akademike

     

UMT pajis të gjithë studentët të cilët regjistrohen për herë të parë në një cikël studimi Bachelor ose Program Profesional me Çantën e Studentit ku përfshihet:

  • CD me leksionet didaktike
  • Guida e studentit
  • Akses në Sekretarinë on-line dhe web-mail
  • Rregullore e studentit
  • Karta e studentit

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.