E-Shërbime

Përgjegjësia Sociale

Përgjegjësia sociale nuk është më një koncept që lidhet vetëm me bamirësinë apo aktivitetet vullnetare, por një koncept më i gjerë dhe gjithëpërfshirës i cili kontribuon në zgjidhjet e problemeve ekonomike, sociale dhe mjedisore. Universiteti konsiderohet si një shtyllë thelbësore e shoqërisë në arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm. Në këtë perspektivë, universiteti kontribuon në ngritjen e vetëdijes për përgjegjësinë sociale mes studentëve, stafit akademik dhe atij administrativ.

I ndërgjegjshëm për rolin e tij, Universiteti Metropolitan Tirana kontribuon në përgjegjësinë sociale përmes bursave sociale dhe projekteve zhvillimore me impakt publik. Duke mbështetur përmes bursave studentët ekselentë por me mundësi të kufizuara ekonomike, Universiteti Metropolitan Tirana kontribuon në përgatitjen e profesionistëve të rinj në fushën e inxhinierisë, arkitekturës dhe ekonomisë me bindjen se përbëjnë një vlerë të shtuar për shoqërinë shqiptare.

Universiteti Metropolitan Tirana përmes angazhimit të stafit dhe të studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës, ka rikonstruktuar Urgjencën e re në shërbimin infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Në realizimin e objektit përfshihej studimi arkitektonik i objektit, zgjidhja funksionale brenda dhe jashtë objektit, ndryshimet konstruktive në objektin ekzistues si dhe realizimi i punimeve ndërtimore me gjithë kërkesat e një cilësie bashkëkohore që kërkon një objekt i tillë. Kështu edhe ky objekt, ishte një “laborator” ku u fituan dije, shprehi për punën, u përvetësuan teknika të veçanta, specifike pune, por edhe shërbeu edhe si një shkollë që studentët e UMT të edukohen me ndjenjat e humanizmit dhe të punës në dobi të shoqërisë.

Universiteti Metropolitan Tirana ka bashkëpunuar me emisionin “Dua të të bëj të lumtur” ku ka rikonstruktuar disa shtëpi të familjeve në nevojë. Pas tërmetit të 21 shtatorit dhe atij të 26 nëntorit, pedagogët e Departamentit të Inxhinierisë së Ndërtimit u angazhuan menjëherë në terren për të kryer vlerësimin e dëmeve në bashkëpunim me institucionet qeveritare. Gjithashtu UMT mori përsipër rindërtimin e një shtëpie të dëmtuar në zonën e Picallës, projekti i së cilës u hartua nga studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës.

Janë studentët e Universitetit Metropolitan Tirana që realizojnë vazhdimisht aktivitete me impakt social, si fushatat e dhurimit të gjakut, mbjellja e pemëve në kryeqytet, panairi “Ne dhurojmë për Ju” ku të ardhurat e mbledhura kanë shkuar në ndihmë të fëmijëve që nuk dëgjojnë dhe nuk flasin, realizimi i “Sixhade” në Sheshin Nënë Tereza etj.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.