#MetroCareer2018 #Metropolitan "Një hap drejt tregut punës"

Event
Date: Thursday, 24 May 10:00 - 13:00

Bëhuni gati!

E ardhmja po vjen me #MetroBus

në #Metropolitan

për të zhvilluar #MetroCareer2018

 

Panairi i Karrierës në UMT

 

Bëhuni pjesë e panairit të karrierës "Një hap drejt tregut të punës"

Ditën e Enjte, më datë 24 Maj 2018, nga ora 10:00-13:00.

Rr: “Brigada e 8-të” Në godinën 3, Ish-Blloku.

Ky aktivitet do të organizohet pranë ambienteve të UMT-së, në të cilin do të marrin pjesë subjekte të sektorëve të ndryshëm si:

  • Sistemi Bankar - Bankat e Nivelit të Dytë
  • Institucione Financiare
  • Kompani Ndërtimi
  • Kompani Rekrutimi
  • Agjenci Ndërmjetësimi për studime jashtë
  • Kompani Sigurimesh
  • Kompani Marketingu Online
  • Kompani Telekomunikacioni
  • OJF, etj.

Gjatë këtij panairi do të keni mundësi të prezantoheni me mundësi për intershipe, praktika mësimore, bursa studimi, mundësi punësimi etj.

Krijimi i kontakteve të para me tregun e punës do të ishte një mundësi shumë e mirë për ju studentë që kërkoni të jeni pjesë e një organizate, biznesi apo kompanie dhe dëshironi të shihni mundësitë tuaja potenciale për t’u angazhuar në tregun e punës.

Ditën e hënë, më datë 21 MAJ, do të zhvillohen seminare nga specialistë të fushës mbi ndërtimin e një CV-je dhe letre motivuese, për të qenë sa më konkurrues në procesin e aplikimit në këtë panair.


Gjatë Panairit do të zhvillohen seksione informuese nga kompanitë pjesëmarrëse si dhe takime individuale apo intervistime pranë stendave të tyre.

Ndaj, mos harroni të merrni CV me vete!

 

 

All Dates


  • Thursday, 24 May 10:00 - 13:00
 

Powered by iCagenda