Simpoziumin Shkencor “Lidershipi dhe Menaxhimi Arsim”

Event
 Registration Closed
 
0
Dates: Wednesday, 25 July - Friday, 27 July

Të nderuar Kolegë, Profesorë dhe Kërkues Shkencorë,


Jeni të ftuar të merrni pjesë në Simpoziumin Shkencor 
“Lidershipi dhe Menaxhimi në Arsim”,organizuar nga ShPAL “Universiteti Metropolitan Tirana”, me pjesëmarrje të lektorëve të ftuar nga Universiteti i Bolonjës, Universiteti i Maltës, Universiteti i Tiranës, si dhe përfaqësuesve të projekteve Lux-Dev, Swiss Contact, etj., që do të mbahet në datë 27 Korrik 2018.
Lidershipi është me të vërtetë një faktor i rëndësishëm në përmirësimin e praktikave dhe metodave profesionale. Lidershipi ndikon pozitivisht në një kulturë më bashkëpunuese të shkollës dhe një klimë më të mirë për mësim. Si rezultat, mirëpresim që ky simpozium mbi lidershipin dhe menaxhimin, të ndikojë në mënyrën se si veprojnë mësuesit, duke i ndihmuar ata të përmirësohen dhe të ndryshojnë praktikat dhe metodat e tyre të mësimdhënies. Ky program gjithashtu mbështet përmirësimin e metodave të menaxhimit të shkollës dhe synon rritjen e e efektivitetit në shkolla, duke theksuar indirekt rolin e udhëheqjes së shkollës në vendosjen e bazës për një përmirësim të përgjithshëm të rezultateve të shkollës.
Ky simpozium ka për qëllim të inkurajojë një brez të ri të udhëheqësve të shkollave për të diskutuar ndryshe tema nga një perspektivë ndërdisiplinore që eksploron lidhjen mes qasjeve të shumta, metodave të kërkimit, si dhe të nxisi një debat sa më profesional midis akademikëve e jo akademikëve. Synohet gjithashtu gjenerimi i një perspektive të qartë mbi lidershipin, si dhe impakti dhe rëndësia e tyre në institucionet arsimore, duke zhvilluar mendimin kritik, përmes përmirësimit dhe zhvillimit të komunikimit efektiv me grupet e punës, si dhe zhvillimin e argumenteve koherente në promovimin e aftësive bindëse në të gjitha nivelet e drejtimit.
Lektorë të ftuar në këtë simpozium do të jenë personalitete të shquara akademike brenda dhe jashtë vendit, me eksperiencë shumë vjecare në fushën e lidershipit të shkollave, përkatësisht Prof. Angelo Paletta, Zv. Rektor në Universitetin e Bolonjës “Alma Mater Studiorum”, njëkohësisht edhe Këshilltar i Kongretacionit për Edukimin Katolik i Vatikanit, Prof. Christopher Bezzina, Zv. Dekan i Universitetit të Maltës, me eksperiencë disa vjecare në drejtimin e Departamentit të Lidershipit për Mësimnxënie dhe Inovacion, si dhe anëtar i Departamentit të Edukimit në Upssala, Suedi, si dhe Z. Daniele Cristian Passalacqua ekspert bashkëpunimi për zhvillim, Kryekëshilltar Teknik i Projektit LuxDev KSV / 015 “Mbështetje për Arsimin Profesional dhe Reformën e Trajnimit në Kosovë”, si dhe anëtarë të stafit akademik të fakulteteve të Ekonomisë UMT dhe UT, si dhe staf akademik i Fakultetit të Shkencave Sociale-UT, janë menduar të angazhohen si lektorë, kryesisht ata të cilët kanë eksperiencë në fushën e lidershipit të shkollave.
Në përfundim të aktivitetit shkencor, pjesmarrësit do të disponojnë njohuri të plota rreth rolit deciziv që ka lideri në drejtimin e shkollave. Pjesmarrësit do të pajisen me njohuri të qarta mbi atë që quhet school leadership, si dhe me aftësitë e tyre në formimim dhe udhëheqjen e ekipeve tradicionale e virtuale, në gjetjen e burimeve të informacionit dhe vlerësimin e situatave respektive. Gjithashtu, të trajnuarit do të jenënë gjendje që të zhvillojnë analizë kritike rreth stileve të lidershipit, si dhe sjelljeve të tyre, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar; gjenerimin e një perspektive të qartë mbi lidershipin, si dhe impaktin dhe rëndësinë e tyre në institucionet arsimore ku ato punojnë. Së fundmi, do të kenë zhvilluar mendimin kritik, përmirësimin dhe zhvillimin e komunikimit efektiv me grupet e punës, si dhe zhvillimin e argumenteve koherente nëpromovimin e aftësive bindëse në të gjitha nivelet e drejtimit.
Për më shumë informacion, mund të lexoni materialet bashkangjitur ku janë të përcaktuara udhëzimet kryesore për pjesëmarrje në Simpozium si dhe deklarata e origjinalitetit të punimit shkencor, e cila plotësohet nga autori.
Pagesa për pjesëmarrje: 50 euro  (përfshirë akomodimin/vaktet e ushqimit për një natë)
Afatet kohore:
Dorëzimi i abstraktit:  15 Qershor 2018
Dorëzimi i plotë i artikullit, në formatin elektronik, duhet të bëhet brenda datës:15 Korrik 2018, në adresën e e-mailit: askendaj@umt.edu.al
Ju bëjmë me dije, se në datat 25 dhe 26 Korrik 2018, do të organizohet edhe një "Summer School" nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë ShPAL “Universiteti Metropolitan Tirana”, nga e cila përfitoni 1 (një) kreditpër formimin e vazhduar, pasi është akredituar si program trajnimi nga IZHA-Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. 

Për më tepër informacion referojuni draft-axhendës bashkangjitur.

 

 

 

All Dates


  • From Wednesday, 25 July to Friday, 27 July
 

Powered by iCagenda