Shërbimi i Kujdesit ndaj Studentit-UMT

Shërbimi i Kujdesit ndaj Studentit i vjen në ndihmë të gjithë studentëve aktual të Universitetit Metropolitan Tirana me qëllim:
a) dixhitalizimin e ofrimit të shërbimeve;
b) shkurtimin e kohës për marrjen e përgjigjeve; 
c) marrja e feedback-ut nga studentët tanë mbi çdo sugjerim ose shqetësim. 
Në këtë profil studentët UMT do të kenë mundësi të:
- Bëjnë kërkesë për listë notash;
- Të marrin informacion mbi bursat e studimit që Universiteti Metropolitan Tirana ofron për studentët;
- Të marrin informacion mbi shkëmbimet studentore që Universiteti Metropolitan Tirana ofron me universitetet ndërkombëtare;
- Të përcjellin shqetësimin mbi çdo shërbim që marrin në Universitet;
- Të përcjellin sugjerimet mbi çdo shërbim që marrin në Universitet;
- T’u vijë në ndihmë studentëve duke qenë urë lidhëse me deparamentin dhe çdo strukturë tjetër brenda universitetit për kërkesa specifike që studenti mund të ketë, etj. 
Ju do të merrni përgjigje për kërkesën/ ankesën ose sugjerimin tuaj nga stafi suportues i Universitetit brenda 48 orësh. 
Për çdo pyetje ose paqartësi, në ambientet e Universitetit ju mund të paraqiteni për të folur me përfaqësuesin e Departamentit të Marrëdhënieve me Studentët ose mund të na shkruni në: support@umt.edu.al
Për shërbimet më sipër jeni të lutur të plotësoni formularin në vijim: Kliko Ketu
Stafi i Universitetit Metropolitan Tirana ju uron suksese!