Procedurat e Regjistrimit për Vitin Akademik 2017 - 2018

 

RAUNDI 2
Në raundin e duhet të aplikojnë të gjithë maturantët që kanë rezulutar kalues në provimet e sesionit të dytë (sesioni i vjeshtës). Për të gjithë maturantët që nuk janë shpallur fitues ,maturantët që shkollën e mesme e kanë zhvilluar jashtë Shqipërisë.Rikujtojmë se periudha e aplikimit në Portalin e Maturës Shtetërore është e ndarë me rrethe. E gjeni në tabelën e mëposhtme: Për t’u pranuar në një program studimi të ciklit të parë, kandidati duhet të ketë përfunduar me sukses provimet e detyrueshme të Maturës Shtetërore. 
Kandidati fiton statusin e studentit dhe ka të drejtë të ndjekë studimet në vitin akademik, nëse regjistrohet në sekretarinë mësimore të Universitetit brenda afateve kohore të përcaktuara paraprakisht dhe të shpallura.

Për tu regjistruar, kandidati paraqet pranë sekretarisë mësimore të fakultetit përkatës dokumentacionin e nevojshëm si më poshtë:
1. Diploma e Maturës Shtetërore e noterizuar.2. Certifikata e listës së notave e noterizuar.3. Fotokopje e dokumentit të identifikimit,4. Dy fotografi5. Faturën e pagesës së tarifës së regjistrimit.

Shtetasit e huaj duhet të paraqesin lejen e qëndrimit në Shqipëri. Të pranojë kushtet e përcaktuara në Statutin, Rregulloren dhe Kontratën e Studimit të SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana”.

Ndërkohë ju risjellim në vëmendje se UMT ju mirëpret për çdo konsultim lidhur me vijueshmërinë e procesit të aplikimit dhe më pas regjistrimit.

 

II. Procesi i regjistrimit

Në datat 29 gusht deri 11 shtator 2017, të gjithë aplikantët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit me dokumentacion në sekretaritë mësimore të IAL-ve. Kur ai është shpallur fitues, duhet të paraqitet pranë IAL-së ku dëshiron të regjistrohet, brenda afatit 48-orësh.

Aplikantët dorëzojnë personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar me prokurë nga ana e  tyre, dokumentacionin e mëposhtëm:

  • a. dokumentin e identifikimit (karte identiteti ose pasaporte). 
  • b. fotokopjen e noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore ose të dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar në MAS;
  • c. deklaratën e paraqitur 

Në rast se pas  çdo faze konstatohen kuota të paplotësuara, zhvendoset vija e kuqe dhe shpallen fitues të rinj të asaj faze. Këta fitues të rinj mund të regjistrohen vetëm në fazën pasardhëse. Këto faza vijojnë deri në plotësimin e kuotave dhe përfundojnë në datën 11 shtator 2017.

Aplikantët dorëzojnë personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar me prokurë nga ana e  tyre, dokumentacionin e mëposhtëm:

  • d. dokumentin e identifikimit (karte identiteti ose pasaporte). 
  • e. fotokopjen e noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore ose të dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar në MAS;
  • f. deklaratën e paraqitur 

KALENDARI I APLIKIMEVE PËR RAUNDIN E PARË

Plani kalendar i aplikimit online me formularin e aplikimit në IAL

Datë

                                                    DAR/ ZA

20.07.2017

Tirana, Qytet

Tirana, Qark

 

21.07.2017

Tirana, Qytet

Tirana, Qark

 

22.07.2017

Tirana, Qytet

Tirana, Qark

Kamëz, Kavajë, Durrës, Krujë

23.07.2017

Kukës

Has

Tropojë, Dibër, Mat, Bulqizë

24.07.2017

Elbasan

Peqin

Gramsh, Librazhd, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Devoll

25.07.2017

Fier

Mallakastër

Lushnjë, Berat, Kuçovë, Skrapar

26.07.2017

Shkodër

M. e madhe

Puke, Lezhe, Kurbin, Mirdite

27.07.2017

Vlorë

Sarandë

Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet

28 dhe 29.07.2017

Rezervë

Rezervë

Rezervë


( tabela 1)

(Aplikimet në raundin e I-rë bëhen jo vetëm  nga maturantët e këtij viti akademik 2017 – 2018,  por dhe maturantët që kanë mbaruar përpara disa viteve.) 

 

RAUNDI 2  

Duhet të aplikojnë të gjithë maturantët që kanë rezulutar kalues në provimet e sesionit të dytë (sesioni i vjeshtës). Për të gjithë maturantët që nuk janë shpallur fitues ,maturantët që shkollën e mesme e kanë zhvilluar jashtë Shqipërisë.

 

KALENDARI I APLIKIMEVE PËR RAUNDIN E DYTË

 

Datë

                                                    DAR/ ZA

15.09.2017

Tirana, Qytet

Tirana, Qark

 

16.09.2017

Tirana, Qytet

Tirana, Qark

 

17.09.2017

Kukës

Has

Tropojë, dibër, mat, Bulqizë

18.09.2017

Fier

Mallakastër

Lushnjë, Berat, Kuçovë, Skrapar

19.09.2017

Shkodër

M. e madhe

Puke, Lezhe, Kurbin, Mirdite

20.09.2017

Vlorë

Sarandë

Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet

21.09.2017

Elbasan

Peqin

Gramsh, Librazhd, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Devoll

22.09.2017

Rezervë

Rezervë

Rezervë


(tabela 2)

 

Lexo Udhëzimin Nr 15 Dt.19/05/2017