Hapet thirrja për bursa studimi për studentët e UMT, Universitetin Teknik Rigës Letoni, kuadër programit Erasmus +

 

Hapet thirrja për bursa studimi për studentët e UMT, në Universitetin Teknik të Rigës në Letoni, në kuadër të programit Erasmus +.

A jeni të interesuar për të përfituar një bursë studimi në programin prestigjioz Erasmus + të Komisionit Evropian? A jeni gati për një super eksperiencë studimi ndërkombëtare? Ky është shansi Juaj. Universiteti Metropolitan Tirana u ofron mundësinë studentëve të tij të aplikojnë për bursa studimi një semestrale në Universitetin Teknik të Rigës në Letoni.

Mobiliteti dhe kohëzgjatja e bursave:

Studentët do të studiojnë semestrin e dytë të vitit akademik 2019-2020 në Universitetin Teknik të Rigës në Letoni.

Kush mund të aplikojë:

Mund të aplikojnë studentët e UMT në vitin e dytë dhe të tretë, të ciklit bachelor si edhe studentët e vitit të parë dhe të dytë master, në fushat:

  • Administrim Biznesi (bachelor dhe master);
  • Inxhinieri kompjuterike, software (bachelor dhe master);
  • Inxhinieri mekanike(bachelor dhe master);
  • Inxhinieri elekrike, elektronike, telekomunikacion (master);
  • Arkitekturë (aplikojnë vetëm studentët që kanë përfunduar semestrin e 5 e lartë).

Lëndët të cilat zhvillohen në anglisht në universitetin pritës në semestrin e dytë i gjeni duke klikuar në linkun: http://fsd.rtu.lv/course-list-20162017/

Gjuha e mësimdhënies:

Mësimdhënia do të jetë në gjuhën angleze.

Bursat përfshijnë:

- Kompensimin mujor për studentët (800 EUR në muaj);

- Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës).

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni në këtë link:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

  • Vërtetim dhe Listë notash e ciklit aktual të studimit;
  • Kopje e pasaportës;
  • Fotokopje e Certifikatës/dëshmi e gjuhës angleze ose dokument që vërteton njohuritë në këtë gjuhë. Niveli i kërkuar B2; Nqs mungon certifikata e njohur ndërkombëtarisht atëherë pajisuni me një certifikatë nga lektori i gjuhës angleze në UMT.
  • Dokumenti Learning Agreement*

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën  A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin Metropolitan Tirana kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Teknik të Rigës në Letoni lëndë të ngjashme me ato që do të kryenit në semestrin e dytë të vitit akademik 2019/2020 në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin Metropolitan Tirana.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti dhe më pas në seksionin ‘‘sending university’’ firmoset nga Përgjegjësi i Departamentit në UMT.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://umt.edu.al/docs/attach/learning-studies_en.docx

Lëndët të cilat zhvillohen në anglisht në universitetin pritës në semestrin e dytë i gjeni duke klikuar në linkun: http://fsd.rtu.lv/course-list-20162017/

 

Afati për aplikim:  26 Nëntor 2019.

Për të aplikuar ju lutemi të dorëzoni dokumentet të skanuara me e-mail në adresën eelmazi@umt.edu.al ose dorazi në Drejtorinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin Metropolitan Tirana.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: eelmazi@umt.edu.al

UMT ju uron shumë suksese në aplikimin tuaj!