NJOFTIM PËR VENDE LIRA PUNE

 

NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE

Universiteti Metropolitan Tirana, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT shpall thirrjen për punësim, për:

Vënd i lirë pune për personel akademik me kohë të plotë në Departamentin e Inxhinierisë Kompjuterike, në fushën e rrjetave kompjuterike;

Kandidatët konkurentë, duhet të plotësojnë këto kritere:

  1. Të kenë të paktën titullin akademik Master i Shkencave (ose diplomë ekuivalente me DIND) në fushën e Inxhinierisë Kompjuterike, nga institucione të Arsimit të Lartë brenda vendit, ose jashtë vendit të njohura nga MASR; preferencë do të ketë nëse mbani tituj akademik të mëtejshëm;
  2. Të kenë notë të lartë të studimeve bachelor dhe master shkencor;
  3. Të kenë eksperiencë në mësimdhënie në institucione të arsimit të lartë dhe në fushën e kërkimit shkencor te paktën 3 vjet;
  4. Të ketë eksperiencë në ndërtimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e rrjetave kompjuterike.
  5. Të ketë familjaritet me pajisjet CISCO;
  6. Të jetë i motivuar për punën pedagogjike dhe kërkimore, të jetë komunikues si dhe të zotërojë aftësi të mira të punës në grup;
  7. Të zotërojnë me dëshmi njohjen e gjuhës angleze;
  8. Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;

Kandidatët konkurrentë duhet të dërgojnë në format elektronik këtë dokumentacion:

  • Kërkesë me shkrim.
  • CV (Curriculum Vitae) përfshirë listën e botimeve shkencore dhe referimeve në konferenca shkencore brenda ose jashtë vendit.
  • Kopje e diplomës dhe e listës së notave per nivelin Bachelor, “Master i Shkencave” ose diplomë DIND (diplomë e integruar e nivelit të dytë), apo titujve të tjerë akademikë.

Për diplomat e marra në universitetert e huaja, duhet të dërgojë kopje të çertifikatës së njohjes nga organi kompetent (MASR), ose vërtetim që janë në proçes njohje.

  • Dëshmi të pjesmarrjes në konferenca apo seminare, workshop, etj.

Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në humanresources@umt.edu.al deri në datë 04 Nëntor 2019.