Rektori i Universitetit Bielsko-Bialas viziton Universitetin Metropolitan Tirana

 

Rektori i Universitetit të Bielsko-Bialas viziton Universitetin Metropolitan Tirana

Rektori i Universitetit të Bielsko-Bialas në Poloni Jaroslaw Janicki dhe Drejtoresha e Marrëdhënieve me Jashtë, Hania Lamers vizituan Universitetin Metropolitan Tirana, ku patën takime me homologët e tyre shqiptarë dhe prezantuan mundësitë e bursave Erasmus.

Universiteti i Bielsko-Bialas është një ndër partnerët ndërkombëtarë të Universitetit Metropolitan Tirana. Gjatë takimit me Zëvendësrektorin Nikolla Civici, Dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës Emre Çeçen dhe Dekanin e Fakultetit Ekonomik Sopot Cama, z.Janicki dhe znj.Lamers u njohën më shumë me strukturën e arsimit të lartë në Shqipëri, sfidat dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin edhe në nivel stafesh akademike.

Ditën e dytë të qëndrimit në Tiranë, Drejtoresha e Marrëdhënieve me Jashtë Hania Lamers prezantoi për studentët e UMT bursat Erasmus, duke theksuar rëndësinë e ndërkombëtarizimit të studimeve të tyre.

Nga viti i ardhshëm akademik, studentëve të Universitetit Metropolitan Tirana, veçanërisht atyre të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe të Inxhinierisë Softuerike, do t’u ofrohet mundësia të kryejnë një ose dy semestre në Universitetin e Bielsko-Bialas në Poloni.