Universiteti Metropolitan Tirana firmos marrëveshjen e bashkëpunimit me bursën e titujve ALSE

Universiteti Metropolitan Tirana firmos marrëveshjen e bashkëpunimit me bursën e titujve ALSE

Universiteti Metropolitan Tirana ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me bursën e titujve ALSE, duke iu ofruar studentëve mundësi intershipi dhe praktikash.

Studentët e Teknologjisë së Informacionit, të Administrim Biznesit dhe të Financës tashmë kanë një mundësi më shumë për t’u integruar në tregun e punës, përmes një prej institucioneve më të rëndësishme financiare. 

I pranishëm në auditor, Drejtori Ekzekutiv i bursës së titujve, z. Artan Gjergji mbajti edhe një leksion të hapur për studentët e Universitetit Metropolitan Tirana, duke i njohur më hollësisht me ndërmjetësit financiarë, operatorët e tregut dhe se si funksionon realisht tregtimi i titujve në bursë.

Z.Gjergji bëri një përmbledhje makro të zhvillimeve më të fundit në tregun financiar në vend, si dhe u fokusua tek premisat e zhvillimit të tregut të kapitaleve dhe bursës. Pjesmarrësit ishin të interesuar rreth tregtimeve të bursës gjatë vitit si dhe rreth shoqërive pjesëmarrëse në bursë.