Pasditja e filmit francez për studentët e Universitetit Metropolitan Tirana

 

Pasditja e filmit francez për studentët e Universitetit Metropolitan Tirana

Një pasdite dedikuar kinematografisë dhe kulturës franceze! Aleanca Franceze dhe Ambasada e Francës në Shqipëri ftojnë studentët e Universitetit Metropolitan Tirana për të ndjekur filmin “Ascenseur pour l’échafaud”, të regjisorit Louis Malle.

Filmi do të shfaqet ditën e enjte, më 9 maj, në Sallën Unesco të Muzeut Historik Kombëtar, në orën 18:30. Filmi do të jepet në gjuhën franceze, shoqëruar me titrat shqip.

Louis Malle është ndër regjisorët më të njohur dhe më të suksesshëm francezë. Në karrierën e tij ka fituar shumë çmime kinematografike, duke përfshirë “Palma e Artë” dhe “Luani i Artë”.

Por cila është fabula e filmit “Ascenseur pour l’échafaud”? Julien Tavernier dhe e dashura Florence Carala, gruaja e shefit të tij, kanë hartuar një plan djallëzor për të vrarë bashkëshortin e bezdisshëm. Pasi vrasja është kryer, Julien rikthehet për të hequr një provë të harruar pa dashje, e gjen veten të bllokuar në ashensor nga një ndërprerje e energjisë. 

Pasditja e filmit francez, një mundësi e vyer për studentët e Universitetit Metropolitan Tirana për të qenë në kontakt me kulturën frankofone.