Mundësi studimi SHBA, Ambasada Amerikane hap aplikimet për bursat “Fulbright” dhe “Humphrey Fellowship”

Mundësi studimi në SHBA, Ambasada Amerikane hap aplikimet për bursat “Fulbright” dhe “Humphrey Fellowship”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka hapur aplikimet për bursën “Fulbright” dhe programin “Humphrey Fellowship”. Kjo është një mundësi e mirë nga e cila mund të përfitojnë si ata që kanë përfunduar ciklin e studimeve 3+2, ashtu edhe studentët që kanë përfunduar vetëm studimet bachelor.

Këto bursa përfshijnë mbulimin total të kostove të jetesës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga regjistrimi dhe tarifa e shkollimit, një pagesë mujore, sigurimi i librave, një kompjuter ashtu edhe udhëtimi në SHBA.

Afati për të aplikuar është data 25 qershor 2019, ndërsa kriteret që duhen plotësuar për secilën nga bursat janë si më poshtë:

  1. Fulbright Program

Përshkrimi: Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ka hapur thirrjen për aplikime në programin Fulbright 2020-2021. Ky program ofron bursa studimi një ose dy vjeçare për profesionistë të rinj dhe të diplomuar të interesuar për të ndjekur studime Master në Shtetet e Bashkuara. Prioritet në përzgjedhje kanë të rinjtë të cilët demonstrojnë përkushtim për të shërbyer në sektorin publik dhe /ose privat dhe që shfaqin potencial për të ndikuar në të ardhmen e Shqipërisë.

Niveli i studimeve: Master

Kriteret e pranimit:

  • Aplikantët duhet të jenë shtetas të Republikës së Shqipërisë.
  • Aplikantët duhet të zotërojnë një diplomë Bachelor të sistemit 4-vjeçar me kohë të plotë ose tre + një, tre + dy me sistemin e Bolonjës;
  • Aplikantët duhet të kenë minimumi dy vjet përvojë profesionale në fushën e studimit dhe të demonstrojnë aftësi lidershipi;
  • Aplikantët duhet të zotërojnë mirë gjuhën angleze (në nivelin B2, rezultatet e provimit të TOEFL nuk kërkohen në kohën e aplikimit);
  • Aplikantët duhet të gëzojnë të drejtën për një vizë J-1;
  • Aplikantët duhet të gëzojnë një gjendje të mirë mjekësore.

Bursa përfshin:

  • rregjistrimin në shkollë dhe tarifën e shkollimit;
  • një pagesë mujore për mirëmbajtje;
  • pagesa për libra dhe pajisje;
  • subvencion për blerjen e një kompjuteri;
  • udhëtimin për në institucionin pritës dhe një udhëtim brenda për brenda Amerikës, në Uashington, DC për një seminar të veçantë.

Afati i fundit i aplikimit:

25 Qershor, 2019

Për të mësuar më tepër rreth kësaj mundësie, dhe proçedurat e aplikimit klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://al.usembassy.gov/education-culture/educational-exchange-programs/fulbright-programs/

  1. Hubert Humphrey

Përshkrimi: Programi Humphrey Fellowship është një program dedikuar profesionistëve me përvojë pune, të interesuar në përforcimin e aftësive të lidershipit përmes shkëmbimit të ndërsjelltë të njohurive dhe të kuptuarit të çështjeve me interes të përbashkët në Shtetet e Bashkuara dhe në vendin e origjinës.

Niveli i studimeve: Si një program post-diplomim, Fellowship-i ofron mundësi të vlefshme për zhvillim profesional përmes kurseve të përzgjedhura universitare, pjesëmarrjes në konferenca, netëork-ut dhe përvojave praktike të punës.

Kriteret e pranimit:

  • Minimumi një Diplomë universitare (Bachelor);
  • Minimumi pesë vite përvojë pune me kohë të plotë;
  • Eksperience e kufizuar në Shtetet e Bashkuara;
  • Cilësi të demonstruara lidershipi;
  • Dëshmi të shërbimit publik në komunitet;
  • Aftësi të mira në gjuhën angleze.

Bursa përfshin:

  • rregjistrimin në shkollë dhe tarifën e shkollimit;
  • një pagesë mujore për mirëmbajtje;
  • pagesa për libra dhe pajisje;
  • subvencion për blerjen e një kompjuteri;
  • udhëtimin

Afati i fundit i aplikimit:

25 Qershor, 2019

Për të mësuar më tepër rreth kësaj mundësie, dhe proçedurat e aplikimit klikoni në linkun e mëposhtëm:

https://al.usembassy.gov/education-culture/educational-exchange-programs/humphrey-fellowship/