Universiteti Metropolitan Tirana hap thirrjen për dorëzimin e punimeve shkencore për botim numrin e tretë revistës shkencore “Metropolitan Tirana Journal of Business and Economics”

Të nderuar kolegë,  akademikë dhe kërkues shkencorë 
Në kuadrin e botimit të tretë të revistës shkencore të Universitetit Metropolitan Tirana, “Metropolitan Tirana Journal of Business and Economics”, ju ftojmë të botoni artikujt tuaj dhe gjetjet tuaja shkencore në gjuhën shqipe/angleze.
 
Revista Shkencore “Metropolitan Tirana Journal of Business and Economics” është një revistë periodike që botohet dy herë në vit, me ISBN/ISSN. Qëllimi kryesor i revistës është promovimi i punimeve me një nivel të lartë kërkimi, të fokusuara në shkencat ekonomike (menaxhim, marketing, turizëm, financë, kontabilitet, administrim publik, qeverisje e korporatave, zhvillim i qëndrueshëm në ekonomi, etj). Cilësia e revistës përmirësohet në mënyrë të vazhdueshme nëpërmjet softwer-ëve kontrollues të plagjaturës, si dhe përmes procesit të rishikimit (blind review) të të gjithë punimeve të ardhura, nga Bordi Editorial i revistës. 
 
Për më shumë informacion, mund të drejtoheni në portalin zyrtar të revistës shkencore MTJBE, ku janë të përcaktuara edhe detajet teknike të punimeve.
 
Afatet kohore:
 
Dorëzimi i abstraktit: 15 Prill 2019 (nëse punimet janë në gjuhën shqipe, abstraktet duhet të dorëzohen në të dyja gjuhët, shqip dhe anglisht).
 
Dorëzimi i plotë i artikullit, në formatin elektronik, duhet të bëhet brenda datës 15 Maj 2019, në adresën e e-mailit:  mtjbe@umt.edu.al dhe askendaj@umt.edu.al
 
Revista shkencore do të botohet në muajin Korrik 2019.
 
Pagesa për botim:
Autor i parë: 30 euro
Autorë i dytë e të tjerë: shtohet pagesa me 15 euro
 
 
Call for Papers, "Metropolitan Tirana Journal of Business and Economics"
 
Dear colleagues, professors and researchers,
In the framework of the third issue of the Metropolitan Tirana University scientific journal, named "Metropolitan Tirana Journal of Business and Economics", we are honored to invite you to publish your scientific papers in Albanian/English.
 
"Metropolitan Tirana Journal of Business and Economics" is a biannual journal and has its ISBN / ISSN. The main purpose of the journal is to promote high level research, focused on economic sciences (management, marketing, tourism, finance, accounting, public administration, corporate governance, sustainable development in economy, etc). The quality of the journal will be assured and improved through plagiarism checker software, and through a blind review process of all papers to be published, by the Editorial Board.
 
For more information, please refer to the official journal website of MTJBE, where the technical details on the paper format are specified.
 
Deadline:
 
Abstract submission: April 15th, 2019 (for manuscripts prepared in Albanian language, abstract in Albanian must be followed by abstract in English).
 
Please send us your full papers, until 15th of May 2019, in this e-mail address: mtjbe@umt.edu.al and askendaj@umt.edu.al
 
Publication fee:
First author: 30 euros
Second and other co-authors: 15 euro added payment
You are welcomed to send this call to all of your colleagues, who are interested in publishing in these fields of study.
The edition will be published in July 2019.