Grupi Coimbra dhe Universiteti i Graz-it Austri ofrojnë bursa për stafin akademik UMT

Një mundësi për të gjithë stafin akademik të UMT, të cilët dëshirojnë të ndërrmarrin kërkime studimore jashtë vendit. Universiteti i Graz, pjesë e grupit, Comibra, në bashkëpunim me UMT, ofron vizita për periudha të shkurtra për kërkuesit e rinj shkencor. Qëllimi kryesor i këtij programi është që t'u mundësojë studiuesve të ndërmarrin kërkime jashtë vendit,në të cilat ata angazhohen në institucionin e tyre dhe t'i ndihmojnë ata të krijojnë kontakte akademike dhe kërkimore. Studiuesit e interesuar duhet ta dorëzojnë aplikimin e tyre online para datës 31 mars 2019. Për më shumë informacion klikoni këtu: https://www.coimbra-group.eu/scholarships/european-combacity/.

Të interesuarit mund të drejtojnë çdo pyetje që mund të kenë në adresën: coimbragroup@uni-graz.at