NJOFTIM ME RËNDËSI PËR APLIKANTËT PËR PROGRAMET E DYTA STUDIMIT

Për të gjithë kandidatët që kërkojnë të ndjekin një program të dytë studimi në UMT, kanë të drejtë të aplikojnë nga data 03 shtator 2018 deri në datën 14 shtator 2018.

Dokumentacioni për kandidatët që duan të ndjekin program të dytë studimi në UMT:

  • 1. Kërkesa drejtuar IAL–së për programin e studimit, në të cilin aplikon për program të dytë studimi (ose formulari i aplikimit, shtojca 7);
  • 2. Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve universitare të kryera më parë, të shoqëruar me suplementin e diplomës;
  • 3. Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, i cili do te shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndëve të programit të studimit të ndjekur (nëse kërkohet njohja e provimeve të shlyera dhe/ose e krediteve përkatëse);
  • 4. Kopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore se bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri dhe të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS). Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme duhet të paraqesë dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës se mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore përkatëse, ose listën e notave të shkollës se mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;
  • 5. Fotokopje e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
  • 6. Dy fotografi personale.

 

Për çdo paqartësi na kontaktoni në:

Cel: 0696070111/0693530570

e-mail: info@umt.edu.al

Njoftim me Rëndësi mbi Transferimin e Studimeve

Për të gjithë kandidatët që kërkojnë të transferojnë studimet në UMT, kanë të drejtë të aplikojnë nga data 03 shtator 2018 deri në datën 14 shtator 2018.

Dokumentacioni i nevojshëm për transferimin e studimeve në UMT:

  • 1. Kërkesa drejtuar IAL–së për programin e studimit, në të cilin do të transferojë studimet (ose formulari i aplikimit shtojca 7);
  • 2. Plani i plotë i programit të studimit përfshirë dhe syllabuset përkatëse;
  • 3. Vërtetim të listës së notave dhe krediteve të fituara për çdo lëndë dhe detyrim të shlyer, i cili do te shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndëve të programit të studimit të ndjekur;
  • 4. Kopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri dhe të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS). Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë përpara vitit 2011, të dorëzojë fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme duhet të paraqesë dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës se mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore përkatëse, ose listën e notave të shkollës se mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;
  • 5. Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
  • 6. Dy fotografi personale.
  • 7. Fleta e çregjistrimit (dorëzohet në momentin e regjistrimit përfundimtar, pas shpalljes fitues nga IAL-ja ku ka aplikuar).

Për çdo paqartësi na kontaktoni në:

Cel: 0696070111/0693530570

e-mail: info@umt.edu.al

Hapet Thirrja për Bursa Programin Erasmus + Universitetin Andrei Saguna din Constanta, Rumani

Universiteti Metropolitan Tirana falë angazhimit të tij në programin Erasmus + dhe bashkëpunimit me Universitetin Andrei Saguna din Constanta, në Rumani hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Fakultetit të Ekonomisë për mësimdhënie.

Niveli i mobilitetit:

  • Mobilitet për mësimdhënie;

Fusha e Mobilitetit:

  • Administrim Biznes;
  • Financë;
  • Kontabilitet;
  • Marketing;
  • Informatikë Ekonomike.

Kohëzagjatja e bursave:

-         5 ditë (plus 2 ditë udhëtim). Mobiliteti duhet të kryhet deri më 31 Korrik

       2018 dhe përfshin 8 orë mësimdhënie.

Bursat përfshijnë:

-          Kompensimin ditor sipas programit Erasmus +, 140 euro në ditë;

-          Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentet e nevojshme për aplikim: 

- Kopje e Pasaportës;

- Cv (në gjuhën angleze);

- Plani i mobilitetit për mësimdhënie*;

*Mobility Plan është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit. Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:

Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit për Mësimdhënie klikoni në adresën:

https://eacea.ec.europa.eu/sites/eacea-site/files/09he_mobility_agreement_for_teaching_2.docx

Vini re!

Aftësitë gjuhësore për mësimdhënie: Anglisht (minimalisht niveli B1).

Afati për aplikim: 18 Qershor 2018

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Drejtorinë e Komunikimit dhe të Marrëdhënieve me Jashtë ose përmes e-mailit në adresën eelmazi@umt.edu.al

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: eelmazi@umt.edu.al

Suksese ne aplikimin tuaj!