Njoftim për praktikat sistemi Bachelor - DAB

Njoftohen studentët e vitit të tretë se së shpejti fillon praktika mësimore në biznese.

Për këtë qëllim, nëse keni kontaktuar tashmë një biznes ku ju deshironi të kryeni praktikën mësimore, jeni të lutur të paraqisni kërkesat tuaja. Kjo kërkesë duhet të përmbajë: emrin dhe mbiemrin tuaj, datën, emrin e biznesit dhe emrin e kontaktit në biznes.

Duhet ta sillni kërkesën tuaj në departamentin e Administrim Biznesit, dhe ta dorëzoni tek pedagoge Emira Spahaj.

Data përfundimtare e paraqitjes së kërkesave për praktikat mësimore është 19 Prill 2017.

Në rast se nuk paraqisni kërkesën tuaj, do të caktoheni për të kryer praktikën në një institucion të përzgjedhur nga stafi I UMT.