Njoftim për studentët e ciklit Master Inxhinieri Ndërtimi Viti II

Njoftohen studentët e ciklit Master në Inxhinieri Ndërtimi, Viti II Strukturë dhe Viti II Infrastrukturë Transporti, që ditën e premte dt.28.04.2017 ora 16:00 të paraqiten pranë Departamentit të Inxhinierisë së Ndërtimit për të finalizuar zgjedhjen e temës së diplomës.

Departamenti i Inxhinierisë së Ndërtimit

Njoftim për praktikat sistemi Master Shkencor - DAB

Njoftohen studentët e vitit të dyte master në MBA se së shpejti fillon praktika mësimore në biznese.

Për këtë qëllim, nëse keni kontaktuar tashmë një biznes ku ju deshironi të kryeni praktikën mësimore, jeni të lutur të paraqisni kërkesat tuaja. Kjo kërkesë duhet të përmbajë: emrin dhe mbiemrin tuaj, datën, emrin e biznesit dhe emrin e kontaktit në biznes.

Duhet ta dorëzoni kërkesën tuaj tek Znj. Elsa Sheqi. Data përfundimtare e paraqitjes së kërkesave për praktikat mësimore është 18 Prill 2016.

Në rast se nuk paraqisni kërkesën tuaj, do të caktoheni për të kryer praktikën në një institucion të përzgjedhur nga stafi I UMT.