Bursë për studentë Universitetit Metropolitan Tirana « Festivalin e Studentëve Frankofone Evropën Qendrore dhe Lindore 2019»

Agjencia Universitare e Frankofonisë në Evropën Qendrore dhe Lindore (AUF ECO), Instituti Francez i Bullgarisë (IFB) dhe Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë në Evropën Qendrore dhe Lindore (OIF ECO) organizojnë, në partneritet me Universitetin e Mjekësisë në Plovdiv, Edicionin e VIII-te te Festivalit Rajonal të Studentëve Frankofone, nga 1 deri më 5 korrik 2019, në Plovdiv të Bullgarisë.

Kushtet e pjesëmarrjes: -Nivel i mirë në gjuhën frënge me shkrim dhe me gojë; -Ndjekje e studimeve në nivelin Bachelor ose Master në Universitetin Metropolitan Tirana; -Mosha mbi 18 vjeç; Për të aplikuar duhet të plotësoni duke bashkëngjitur dokumentet e mëposhtme, në formularin online në adresën: https://formulaires.auf.org/participants/

-CV;

-certifikatën e regjistrimit në UMT;

-listën e notave;

Thirrja për aplikime është e hapur deri më 8 Mars 2019 Për më shumë detaje lidhur me festivalin dhe mënyrën e aplikimit, klikoni në linkun e mëposhtëm: https://www.auf.org/europe-centrale-orientale/nouvelles/appels-a-candidatures/appel-a-candidatures-2019-festival-etudiants-francophones-europe-centrale-orientale-creatifs-ensemble/

UMT ju uron suksese!