Hapen Aplikimet për Stazhe Profesionale Ndërkombëtare për Studentët e Universitetit Metropolitan Tirana nga Agjencia Universitare e Frankofonisë

Në kudër të thirrjes të Agjencisë Universitare të Frankofonisë (AUF), studentët e regjistruar në Universitetin Metropolitan Tirana ftohen të aplikojnë për mobilitetin e praktikës profesionale, për të fituar aftësi që do të mundësojnë një integrim më të lehtë profesional. Kohëzgjatja: Mobiliteti i stazhit profesional zgjat për një periudhë prej 1 deri në 3 muaj dhe do të kryhet duke filluar nga muaji Prill e deri në muajin Dhjetor 2019 (kufizime të caktuara të periudhës së mobilitetit zbatohen në varësi të nivelit të studimeve të kandidatëve).

Kritere: Kandidati duhet të identifikojë një organizatë/institucion/ndërmarrje pritëse jashtë vendit të tij të origjinës, që e ka gjuhën frënge si gjuhë punë dhe të marrë një vërtetim pranimi prej kësaj strukture.

*Studentët në vitin e parë të studimeve nuk mund të aplikojnë.

Kompensimi: Bursa e mobilitetit të stazhit merr përsipër transportin, një pagesë mujore qëndrimi dhe sigurimin shëndetësor. Për t'iu përgjigjur thirrjes: 1. Konsultohuni me rregullat e mobilitetit të trajnimit professional; 2. Plotësoni formularin në internet http://formulaires.auf.org/: Appel a mobilité de stage profesionnel (Evropa Qendrore dhe Lindore).

Për më shumë informacion klikoni në linkun e mëposhtëm: https://www.auf.org/europe-centrale-orientale/nouvelles/appels-a-candidatures/appel-a-candidatures-mobilites-de-stage-professionnel/ ose kontaktoni në adresën stages-eco@auf.org

Afati i fundit për të aplikuar është 10 Mars 2019.

Ju lutem vini re se studentët nga universitetet anëtare të Ballkanit kanë prioritet. UMT ju uron suksese në aplikimin tuaj!