Art dhe Shkencë një program vetëm? Sigurisht po.

Ju mund t’i studioni të dyja falë Programit të integruar të nivelit të dytë në Arkitekturënë Universitetin Metropolitan Tirana. Me një kurrikul bashkëkohore të hartuar nga akademikët dhe profesionistët më në zë, ky program ligjërohet nga arkitektët, inxhinierët dhe urbanistët më të mirë në Shqipëri dhe rajon.

Ofrohet në jo vetëm një, por 5 profile si:

  • Arkitekt – projekton ndërtesa dhe struktura të tjera si dhe drejton procesin e zbatimit të një projekti;
  • Arkitekt Inxhinier – ndërthur aftësitë dhe njohuritë arkitektonike me ato të disiplinave inxhinierike për projektimin, ndërtimin dhe rinovimin e ndërtesave duke mundësuar harmonizimin e këtyre elementëve ndërmjet tyre;
  • Arkitekt Restaurues – harton projekte që mundësojnë ruajtjen, restaurimin, rindërtimin dhe përshtatjen e ndërtesave dhe strukturave me vlera arkitektonike, historike dhe ndërtimore me qëllim promovimin dhe trashëgiminë e këtyre vlerave;
  • Bio Arkitekt – projektim arkitektonik i mbështetur në praktikat e zhvillimit të qëndrueshëm ‘‘eco-friendly’’ dhe i realizuar nëpërmjet perceptimit të formave të frymëzuara nga natyra, përdorimit të materialeve natyrore si dhe ruajtje e energjisë;
  • Arkitekt Interier – projektim i hapësirave të brendshme të çdo lloj ndërtese (banesë, shkollë, qendër tregëtare) me synim rritjen e funksionalitetit, sigurisë dhe estetikës.

Situata aktuale e zhvillimit të ndërtimeve në vend; tendencat bashkëkohore për një ndërthurje të teknologjive dhe modeleve të konstruksionit me funksionin dhe trajtimin estetik të strukturave; domosdoshmeria për  ruajtjen dhe resaturimin e vlerave historike ndërtimore dhe arkitektonike, etj, evidentojnë një kërkesë në rritje për ekspertë të arkitekturës të profilizuar në fushat e lidhura me to.

Dhe sikurse novelisti i famshëm Victor Hygo ka thënë: ‘Architecture has recorded the great ideas of the human race’.

Për më shumë informacion eja na tako në Metropolitan, për të komunikuar nga afër me profesorët më të njohur të kësaj fushe!