Inxhinieria Elektrike: A është për ty?

 

NË ZEMËR TË SHOQËRISË MODERNE DHE NË FOKUS TË TREGUT TË PUNËS

 

 

A do ta mendonit dot jetën pa përdorimin e energjisë elektrike? Padyshim që askush prej nesh. Çdo aspekt i jetës së shekullit të 21 është i lidhur me të: na duhet kudo, zyrë, shtëpi, natyrë; lehtëson punën tonë fizike përmes përdorimit të pajisjeve elektrike; nuk do të kishte sistem transmetimi dhe televizioni, asnjë komunikim telefonik; për të rregulluar sekuenca automatike të operimit në prodhim, etj. Një domosdoshmëri për jetën tonë dhe parakusht vendimtar për një zhvillim të shpejtë të shumë industrive. Si e tillë specialistët në këtë fushë janë kërkesë e shekullit në të cilin po jetojmë.

Programi i studimit në UMT

Me një program të dizenjuar në bashkëpunim me industrinë, Universiteti Metropolitan Tirana ofron mundësinë e studimit në nivelin bachelor për studentët që dëshirojnë të shkëlqejnë në aftësitë inxhinierike dhe njohuritë teknologjike të nevojshme për të projektuar, zbatuar, mirëmbajtur, zgjidhur problemet dhe përmirësuar sistemet elektrike. Studentët kanë mundësi të studiojnë fusha të ndryshme të inxhinierisë elektrike me 5 profile të ndryshme të specializimit si elektronikë, kontroll inxhinierik, komunikime dixhitale, makineri elektrike dhe sisteme të energjisë, përmes një kurrikule fleksibël dhe ndërdisiplinore. Për të mundësuar që studentët të integrohen dhe jashtë vendit dhe të jenë krah për krah me zhvillimet në teknologjinë botërore, ky program studimi ofrohet në dy gjuhë: shqip dhe anglisht.

Kurrikula

Kurrikula është dizajnuar për t'i pajisur studentët me praktikën laboratorike duke përdorur pajisjet e fjalës së fundit. Meqë aftësia për të projektuar është një pjesë e rëndësishme e inxhinierisë, studentët në UMT do të njihen me probleme sfiduese të projektimit në disa kurse si dhe do të përfitojnë qasje në orientimin teorik dhe praktik të cilat janë të nevojshme për inxhinierë të kualifikuar elektrikë. Në shoqërinë moderne, vendimet inxhinierike bëhen rrallë pa marrë parasysh ndikimin etik dhe socio-ekonomik. Aftësia për të komunikuar në mënyrë të qartë dhe efektive me të tjerët është gjithashtu një mjet efektiv për inxhinierët. Studentët në UMT të zhvillojnë këto aftësi duke marrë kurse zgjedhore jo-teknike në Shkencat Sociale dhe Humaniste.

Pse duhet të zgjedhësh të studiosh për Inxhinieri Elektrike në Metropolitan?

  1. Treg i sigurt punësimi dhe marrëveshje për punësim me industrinë: studentët e Inxhinierisë Elektrike gjejnë punën e tyre të parë mjaft lehtë, sepse shumica e punëdhënësve kërkojnë të rinj të pajisur me njohuritë e fundit në këtë fushë. Për më tepër Metropolitan falë marrëveshjeve të realizura me industrinë u ofron mundësinë studentëve të punësohen në profesionin e tyre;
  2. Mund të punoni në çdo vend: ligjet e matematikës, energjisë elektrike dhe fizikës janë universale, dhe njohuritë tuaja të fituara nuk ju kufizojnë vetëm brenda vendit ku keni studiuar. Metropolitan e lehtëson katpultimin në tregun ndërkombëtar pasi gjatë studimeve tuaja u ofrohet e drejta për shkëmbime ndërkombëtare në programin Erasmus + dhe jo vetëm, në universitete prestigjioze evropiane. Për më tepër zhvillimi në dy gjuhë i programit, anglisht dhe shqip lehtëson konvertimin dhe njohjen ndërkombëtare të studimeve të kryera në UMT, çka rezulton në integrim të lehtë të studentëve tanë në tregjet ndërkombëtare.
  3. Energjia elektrike nuk do të jetë fokusi juaj i vetëm: ju keni avantazhin e madh që në Metropolitan të mbuloni pesë specializime të mirëfillta;
  4. Mundësi për të zhvilluar teknikën ‘‘Bëje vet’’: kur e dini se si funksionon dhe cilat janë rregullat themelore të Inxhinierisë Elektrike, ju mund të bëni gjërat tuaja, në vend që t’i kërkoni ato dhe t’i blini.
  5. UMT ofron zhvillimin e mësimdhënies në laboratorë multifunksional modern dhe të tjerë në proces ndërtimi si:

-Laboratori i Qarqeve Elektrike.

-Laboratori i Dizajnit Logjik;

-Laboratori i Mikrokompjuterit;

-Laboratori i Elektronikës;

-Laboratori i Komunikimeve;

-Laboratori i Sistemeve të Kontrollit;

-Laboratori i Makinerive Elektrike;

-Laboratori i Simulimit Kompjuterik.

  1. Do të bëheni pjesë e një elite botërore që ka studiuar në këtë fushë: Keni dëgjuar Alexander Graham Bell, Michael Faraday, Heinrich Rudolf Hertz, Nikola Tesla, Alessandro Volta dhe Robert Watson-Watt? Të gjithë ata janë diplomuar në Inxhinieri Elektrike dhe të gjithë kanë lënë prapa një trashëgimi të madhe në këtë fushë. Apo të tjerë tek të cilët Inxhinieria Elektrika ka pasur një influencë shumë të madhe si Steve Jobs, Mike Bloomberg, Rowan Atkinson. Të gjithë këta të fundit u ndihmuan nga intuita që ata zhvilluan si inxhinierë elektrikë. Ju mund të jeni një ndër ta dhe të lini gjurmët tuaja!

Fushat e punësimit

Të diplomuarit me diploma të inxhinierisë elektrike mund të zgjedhin të punojnë në një gamë të gjerë të industrive inxhinierike. Ja çfarë mund të bësh në secilën prej tyre:

  • Ju do të merreni me sintezën e shkencës, teknologjisë dhe projektimit në produkte të konsumit, komponentëve elektrike dhe elektronike, instrumenteve, mikroçipeve, kompjuterave, përpunimit të sinjalit, mikrovalëve, telekomunikacionit, rrjeteve biomjekësore, nervore, arkitekturës kompjuterike dhe rrjeteve, robotikë, projektimi VLSI dhe fusha të ngjashme profesionale.
  • Inxhinierët elektrikë punojnë në rrjetet e transportit, ndriçimi, ngrohja, ventilimi, sistemet e ngritjes, prodhimi dhe shpërndarja e energjisë, energjia e rinovueshme, prodhimi dhe ndërtimi. Ju do të elaboroni planet e projektit, vlerësoni afatet kohore të projektit dhe shpenzimet, menaxhoni punën e teknikëve, analizoni të dhënat dhe siguroni që rregullat e shëndetit dhe sigurisë të përmbushen.
  • Teksa zhvillohet kompjuteri dhe teknologjia mobile, ato bëhen fushat kryesore ku kërkohen më shumë inxhinierë elektrikë.

Në formë të përmbledhur ju mund të punësoheni në industritë e mëposhtëme:

-Industrinë e automobilave;

-Industria e ndërtimit;

-Industria e mbrojtjes;

-Industria e elektronikës;

-Industrinë e mallrave të konsumit që lëvizin me shpejtësi;

-Industria Detare;

-Materialet dhe industrinë e metaleve;

-Industria e naftës dhe gazit;

-Industria farmaceutike;

-Industria e prodhimit të energjisë;

-Industria hekurudhore;

-Industria e shërbimeve;

- Industria e hapësirës ajrore.

Take the future into your own hands!

Take your step to Metropolitan Tirana University!