Kiti i Studentit

Gjithçka duhet për të nisur një proces formimi cilësor dhe praktik ne e ofrojmë në një çantë të vetme ditën e parë të universitetit:
- Lap top për secilin student, i pajisur me programet e nevojshme software, që do t'ju lehtësojnë procesin e studimit;
- Listen e koordinatorëve të programeve, të cilët do të jenë në dispozicionin tuaj për çdo informacion;
- Guidë orientuese e cila do t'ju orientojë me të gjitha dimensionet e UMT-s dhe jetës studentore;
- Materialet didaktike të nevojshme për secilën lëndë;
- Karta e studentit, falë së cilës do të përfitoni shërbime falas apo me kosto të reduktuar.
Akoma nuk je regjistruar?
Eja na tako në UMT