Mundësi bursash shkëmbimi Erasmus +

 

Mundësi bursash shkëmbimi Erasmus +. Së shpejti nisin aplikimet për studentët e UMT

 

Pas nënshkrimit të dhjetra marrëveshjeve të bashkëpunimit me Universitete Evropiane Prestigjioze në kuadër të programit Erasmus +, Universiteti Metropolitan Tirana u ofron mundësinë studentëve të tij të aplikojnë për bursa të plota shkëmbimi ndërkombëtare. Dhjetra kuota do të jenë në dispozicion të studentëve të ciklit të parë bachelor dhe ciklit të dytë të studimeve master. Së shpejti do të fillojmë me aplikimet në dy universitete prestigjioze në Rumani dhe Poloni si Universiteti Andrei Sagunda din Constanta dhe Universiteti i Bielsko-Biała. Në vijim do të vazhdojmë me bursat në Letoni, Bullgari, universitete të tjera në Rumani, Poloni, etj.

Nga pikëpamja financiare bursat mbulojnë kostot e studimit, akomodimit, jetesës dhe udhëtimit. Nga pikëpamja akademike përfitimet janë të shumta. Ju do të keni mundësinë të fitoni njohuri dhe përvojë shumë të frytshme. Do të rrisni më tej aftësitë akademike, personale dhe sociale. Në përfundim të mobilitetit kompetencat tuaja gjuhësore do të jenë shumë më të mira. Për më tepër jetesa në një mjedis të huaj do ju bëjë më të fortë dhe do të përfitoni në mënyrë kulturore, gjë që do të kontribuojë në zhvillimin e përvojës ndërkombëtare si profesionistë të ardhshëm.

Shkalla e përshpejtuar e globalizimit ka përqendruar vëmendjen në mobilitetin e studentëve. Tregu aktual i punës kërkon që të diplomuarit të kenë aftësi ndërkombëtare, gjuhë të huaj dhe shkathtësi ndërkulturore për të bashkëvepruar në një mjedis global. Të gjitha këto bëhen të mundura falë bursave Erasmus + që UMT ofron.

Për më shumë qëndroni të lidhur... Erasmus + in Action.