“Shkolla Verore Metropolitan” - leksione, konkurs dhe argëtim

Në ditët e sotme, të rinjtë janë gjithmonë e më shumë të orientuar drejt sipërmarrjes sidomos duke ndërthurur teknologji të reja dhe zgjidhje inovative. Por dëshirës së madhe për të qenë një sipërmarrës i suksesshëm duhet t'i shtohen kompetencat e duhura, ndaj dhe UMT organizoi në datat 9 - 14 Korrik në Rrjollë të Velipojës shkollën verore me temë “Sipërmarrja dhe Inovacioni”. Ky organizim mblodhi 25 maturantë të përzgjedhur nga e gjithë Shqipëria të cilët falë dhe suportit të 6 studentëve organizatorë ndërtuan dhe prezantuan idetë e tyre. Idetë u prezantuan para një jurie të përbërë nga stafi akademik i UMT-së. Liderit të grupit fitues iu ofrua një Bursë Studimi në UMT, por nuk mbaron këtu... Na ndiqni në ditët në vijim për tu njohur me aktivitetin e plotë.

Shiko Foto Albumin