Skënderbeu Kohë

SH.P.A.L Universiteti Metropolitan Tirana shënon suksesin e rradhës në fushën e zhvillimit dhe menaxhimit të projekteve. Falë aplikimit në thirrjen e Ministrisë së Kulturës për projekt-propozimet për vitin 2018, universiteti ynë në mbështetje të vitit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka aplikuar me projektin ''Skënderbeu në Kohë, i cili rezultoi i suksesshëm në aplikimin e tij. Ky projekt do të synojë të kontribuojë në promovimin e historisë në rradhët e të rinjve; krijimin e një oportuniteti për Kalanë Muze në Krujë për të ofruar shërbime të përmirësuara dhe nxitjen e aktiviteteve artistike edukuese dhe informuese; rritjen e numrit të vizitorëve si edhe përmirësimin e urave bashkëpunuese ndërmjet institucioneve kulturore, në kuadër të plotësimit të objektivave të lidhura me vitin jubilar të Skënderbeut.

http://www.kultura.gov.al/

UMT do të vazhdojë të synojë përfshirjen dhe dhënien e kontributit në projekte të rëndësishme me impakt afatgjatë për shoqërinë dhe vendin tonë.