Raiffeisen Bank hap thirrjen për aplikim “Elevator Lab Albania”

Raiffeisen Bank në Shqipëri ka hapur programin "Elevator Lab Albania". Elevator Lab është program akselerator për fintechs dhe startups i Grupit Raiffeisen Bank International, i cili u prezantua në Qershor të vitit 2017. Me një akses potencial në 14 tregje të ndryshme, Elevator Lab është tashmë akseleratori fintech më i madh korporatë në Evropen Qendrore dhe Lindore.

Tani më 2018, Elevator Lab hyn në sezonin e dytë dhe Grupi RBI po kërkon aplikime nga fintechs ndërkombëtarë në fusha të ndryshme. Këtë vit, Grupi RBI dëshiron të verë një fokus të veçantë në ekosistemet fintech në Evropën Qendrore dhe Lindore. Në këte kuader, Raiffeisen Bank në Shqipëri po prezanton një Sfidë ekskluzive Elevator Lab për tregun shqiptar.

Raiffeisen Bank në Shqipëri ka hapur thirrjen për aplikim për të gjithë të interesuarit, start up-et, etj mund të aplikojnë me idetë dhe zgjidhjet e tyre në fushat: advanced analytics, shërbimeve bankare për bizneset korporata, teknologji të investimit dhe tregjeve, përvoja e re në degë, open banking dhe RegTech (teknologji rregullatore). Klikoni në linkun në vijim për të aplikuar: https://pioneers.io/piobay/login/elevator-lab-bulgaria

Ju mund të jeni fitues jo vetëm një çmim monetar por edhe të vendit tuaj në gjysëm finalen e RBI Elevator Lab si edhe një trajnim në Vienë para raundit të fundit të përzgjedhjes. Për më shumë informacion vizitoni www.elevator-lab.com/al

Suksese!