Bursa studimi Universitetin Aldo Moro Barit, Itali

Rihapet thirrja për bursa studimi në Universitetin Aldo Moro të Barit, në Itali
A jeni të interesuar për të përfituar një bursë studimi në Itali? A jeni gati për një super eksperiencë studimi ndërkombëtare? Ky është shansi Juaj. Universiteti Metropolitan Tirana u ofron mundësinë studentëve të tij të aplikojnë për bursa studimi një semestrale në Universitetin Aldo Moro në Itali.
Mobiliteti dhe kohëzgjatja e bursave:
Studentët do të shkojnë të studjojnë një semestër në Universitetin e Aldo Moro të Barit nga data 1 Mars 2018 deri në fund të muajit Korrik 2018.
Kush mund të aplikojë:
Mund të aplikojnë studentët e BA dhe MA të programit Administrim Biznesi dhe Informatikë Ekonomike.
Gjuha e studimit
Studimi në universitetin e Aldo Moro të Barit do të jetë në gjuhën angleze.
Bursat përfshijnë:
- Kompensimin mujor 1400 Euro (nga ku 200/300 euro do të jetë kosto e pagesës për kursin e gjuhës italiane). Pra studentit i mbeten 1100 ose 1200 euro në muaj për jetesën dhe akomodimin;
- Do mbulohen kostot e udhëtimit 592 euro (biletë vajtje - ardhje).
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
Listë notash (e detyrueshme);
Kopje e pasaportës (e detyrueshme);
Fotokopje e Certifikatës/dëshmi e gjuhës angleze ose dokument që vërteton njohuritë në këtë gjuhë (opsionale); Studenti duhet të njoh gjuhën angleze në nivelin B2, edhe nëse nuk ka certifikatë mund të aplikojë;
Letër Motivimi (jo më shumë se një faqe, shënoni nr e telefonit dhe adresën tuaj të e-mailit);

Afati për aplikim: 20 Shkurt 2018, ora 12.00 pm.
Për të aplikuar ju lutemi të dorëzoni dokumentat të skanuara me e-mail në adresëneelmazi@umt.edu.al ose dorazi në Drejtorinë e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin Metropolitan Tirana.
Për më informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: eelmazi@umt.edu.al
UMT ju uron shumë suksese në aplikimin tuaj!