Vazhdon Suksesi i Bursave Erasmus + UMT!

SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana” ka bërë një progres të suksesshëm duke nënshkruar dhe bashkëpunuar me disa universitete prestigjioze ndërkombëtare për aplikim për fonde mobiliteti Erasmus +, ku në fokus janë:

• shkëmbimi i studentëve për studime;
• shkëmbimi i stafit akademik (për mësimdhënie dhe trajnim);
• shkëmbimi i stafit administrativ (për trajnim);

Ja 10 prej tyre:

1. Universiteti i Masaryk në Çeki;
2. Universiteti i Lodz në Poloni;
3. Universiteti Teknik i Rigës në Letoni;
4. Universiteti i Letonisë në Letoni;
5. Universiteti Andrei Saguna din Constanta në Rumani;
6. Universiteti Ekonomik i Varnës në Bullgari;
7. Universiteti Bielsko-Biała në Poloni;
8. Instituti i Isla Gaia në Portugali;
9. Kolegji Universitar i Ndërmarrjes dhe Administrimit në Lublin;
10. Rrjeti i UNIMED.

Programi Erasmus + do të ofrojë mundësi bursash për të gjithë studentët dhe stafin e UMT.

Për më shumë informacion, si përherë #qëndronitëlidhur!

Suksese!