Finalja e Bootcamp

Më datë 16 dhjetor, grupet pjesëmarrëse në BootCamp prezantuan para jurisë idetë e tyre të biznesit, duke u përqëndruar në risinë, inovacionin, të ardhurat e gjeneruara, kosto, qëndrushmëria në treg dhe marketingu.

Ideja fituese u zgjodh 'Aplikacioni mobile që bën të mundur lidhjen e profesionistëve teknik(hidraulik, marangoz, etj) me qytetarët'.Çdo qytetari që i nevojitet një teknik për një problem shtëpiak, gjen në aplikacion të gjithë profesionistët me profilet përkatëse që ofrojnë shërbimin e kërkuar.

Grupi fitues përfitoi një Trajnim Profesional falas për njërin nga anëtarët dhe Trajnime Profesionale 50% zbritje për 3 anëtarët e tjerë.

Suksese në vazhdim!